KQZ vendosi Lulzim Basha Kryebashkiak i Tiranes
Update - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur zyrtarisht vendimin për fituesin e Bashkisë së Tiranës, sipas të cilit, kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, Lulzim Basha, rezulton të jetë fituesi i zgjedhjeve të 8 Majit për kryeqytetin.
Kjo pasi anëtarët dhe ekspertët e institucionit qendror për zgjedhjet në vend, morën në shqyrtim projekt-aktin, që përfshin në vetvete gjithë mbledhjen e votave të rinumëruara pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, në datë 13 qershor dhe shtimin e tyre në tabelën e rezultatit të përgjithshëm për kryetar bashkie.
Kështu, tabela përmbledhëse rezultoi se kandidati Lulzim Basha parapriu me 93 vota rivalin e tij, Edi Rama.
Mbledhja e KQZ-së u shoqërua me debate dhe kundërshti të projekt-aktit nga ana e përfaqësuesve të opozitës, por në fund, ai ka mundur të gjejë miratim, duke përmbyllur odisenë e procesit të numërimit të votave të kontestuara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës.