Olli per ABC News Basha eshte fituesi i Bashkise se Tiranes
Vendimi i fundit i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, certifikoi për herë të dytë kandidatin e koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, Lulzim Basha, si Kryebashkiak për kryeqytetin.
Ky ka qenë sqarimi që ka dhënë menjëherë pas vendimit të KQZ-së, zëdhënësi i këtij institucioni, Leonard Olli, në një lidhje direkte për “ABC News”.
Duke shtuar se “de facto ka patur një fitues për Bashkinë e Tiranës, por tani mbetet nëse Partia Socialiste do ta ankimojë vendimin”.
“Nëse do të ketë një kërkesë ankimore, do të pritet që të vendosë Kolegji Zgjedhor.
Afatet kohore janë që brenda tre ditësh ankesa duhet të paraqitet në KQZ, ose brenda 5 ditësh në Kolegj.
Nga ky moment, Kolegji, ka kohë prej 10 ditësh që të japë mendimin e tij dhe brenda 15 ditësh, nëse ndodh kështu, mendoj se do të kemi certifikimin de juro të kryebashkiakut të ri të Tiranës”, sqaroi ai.