E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Te gjithe prioritetet e mia

Zoti Basha doja ta nisja intervisten duke u ndalur fillimisht ne premtimet tuaja, ka qene nje fushate ku keni bere premtime te shumta, keni shpalosur premtime, si do ti permblidhni ato?

Do t'i permblidhja ne tre fusha kryesore. Se pari ne zhvillimin ekonomik te Tiranes, nje model zhvillimi ekonomik i cili do te garantoje mireqenie, punesim te mjaftueshem per qytetaret e Tiranes si qendra kryesore ekonomike e vendit, ku mbi 6 mije te rinj hyjne cdo vit ne tregun e punes. Do te kemi nje perpjekje te fuqishme te pushtetit vendor per te kontribuar ne normalizimin e cmimeve ne kete qytet te cilat jane me te larta se ne komunat dhe bashkite perreth. Pra perdorjen e te gjithe mekanizmave fiskal, nepermjet reformes, nepermjet garantimit te investimeve, dhe krijimit te nje klime investimesh per rritjen e mireqenies ekonomike te qytetareve te Tiranes, me fokus punesimin. E dyta, ka te beje me cilesine e jetes ne Tirane, me cilesine e jetes se qytetareve te Tiranes, dhe ketu ne fokus eshte menyra se si do ta zhvillojme Tiranen. Plani ri urbanistik i Tiranes, dhe mundesia qe ky plan duhet ti ofroje qytetareve, pikesepari per zhvillimin e pronave te tyre. Per hapesira te gjelbra, per shkolla dhe kopshte te reja. Garantoj nje zhvillim te fuqishem te infrastruktures, zhvillim i cili ka mbetur peng nga konflikti politik, qe nga Unaza e Madhe, tek Tramvajet qe kam propozuar per qytetin, tek zhvillimi i parqeve te medha te gjelbra, korridorit rekreativ i Lumit te Tiranes, dhe nje parku tjeter te madh. Ne qender te ketij zhvillimi, qe ka te beje me cilesine e jetes, do te jene lagjet e qytetareve te Tiranes, shtepite e tyre, apartamentet e tyre. Ky zhvillim, do filloje nga pragu i deres se tyre, jo nga qendra. Se treti, mireqeverisja, perqasja qe une ofroj, e cila mund te quhet e re, qe ne fakt eshte po aq e vjeter sa familja, eshte ta konsiderojme Tiranen shtepine tone te madhe, familjen tone ku nuk mund te kete te humbur dhe te fituar, ku harmonizimi i interesave con perpara qytetin dhe te gjithe fitojme. Per te bere kete, une propozoj nje qeverisje e cila te jete sa me afer qytetarit, ve ne qender qytetarin, ku konsultimi eshte i perhershem dhe konsensusi me i gjere qytetar, eshte rregulli dhe jo perjashtimi.

Disa nga premtimet tuaja sidomos ato me te prekshmet per interesat e qytetareve, flas ketu per taksat, ceshtja e hipotekimeve, kane ngjallur disa debate. Kemi nga ana tjeter opoziten e cila thote se taksat e pushtet vendor qe ju premtoni ti reduktoni drastikisht, zene vetem nje pjese te vogel qe biznesi apo qytetaret paguajne ne Shqiperi. Apo ceshtja e hipotekimeve qe sipas tyre ka dy vjet qe ka kaluar ne varesi te nje institucioni tjeter dhe jo pushtetit vendor?

Ne te dy keto raste, c'eshte e verteta ne perballemi me perqasje te ndryshme, qe ne si pale ofrojme ne fushate. Kandidati tjeter nuk ka pranuar te marre pergjegjesi per shume gjera qe i takojne bashkise, probleme te qytetit, te cilat mund te mos jene probleme te bashkise apo te kryebashkiakut, i tille eshte rasti i hipotekave. Hipotekimi i pallateve nuk duhet te ngaterrohet me legalizimin, procesi eshte stopuar plotesisht per shkak te mungeses se vullnetit apo mungeses se transparences, per te ecur perpara me lejet e shfrytezimit dhe per te perfunduar pastaj procesin e hipotekimit. Ky proces ka qene teresisht ne autoritetin e bashkise dhe bashkia ka qene pergjegjese edhe per neglizhencen ne kontrollin e ndertimeve qe mund te kene devijuar nga leja e ndertimit. Une do ti jap nje zgjidhje problemit te hipotekimit brenda 15 nentorit. Se pari, sepse eshte e drejta e tyre te posedojne titullin e pronesise per banesat qe i kane paguar, banesa qe jane ndertuar me leje. Kjo nuk duhet ngaterruar me legalizimet. Se dyti keto perfaqesojne nje vlere kapitale te jashtezakonshme, mbi 700 milion euro, dhe une po e perseris edhe nje here, kjo vlere kapitale do te kete nje impakt te menjehershem ne tregun e Tiranes, vecanerisht ne prioritetin tim numer nje, ne punesim. E njejta logjike vlen edhe per ceshtje te tjera. Ne teresi, perballemi me nje mungese pergjegjshmerie, me deshiren per te treguar me gisht palen tjeter. 85 taksa dhe tarifa vendore jane teper shume per cdo vend per cdo qytet. Niveli i tyre eshte 7 deri ne 8 here me i larte se sa komunat e bashkite fqinje. Taksat e larta sjellin sherbime te pakta dhe sherbimet e munguara per biznesin dhe qytetarin, sjell kosto te larta per qytetarin, kosto te larta per biznesin, cmime jo normale dhe ul nxitjen per punesim. Per kete arsye, une kam propozuar dhe jam i vendosur qe duke filluar nga muaji maj, te merrem me reformen fiskale, te thjeshtoj sistemin e taksave, te thjeshtoj ne teresi procedurat administrative, ti rikthej parate punedhenesve te qytetit, qytetareve te Tiranes dhe ne te njejten kohe te ofroj sherbime te tilla qe te mos kete kosto me te larte sherbimi dhe prodhimi ne kete qytet, se sa ne Komunat dhe bashkite perreth. Duke perdorur ekonomine e shkalles, kjo kosto do te jete sa me e ulet. Parate qe do ti rikthehen punedhenesve te Tiranes do te jene te mjaftueshme per te hapur vetem brenda muajit Dhjetor, te pakten mbi 4 mije vende te reja pune. Une do te veproj po keshtu me nje fond garancie per biznesin. Dy milione euro te bashkise do te jene themeli i ketij fondi garancish, me nje impakt kreditues 20 milione euro. Bizneset e vogla dhe te mesme do perfitojne nga keto kredi dhe do mundesojne po keshtu nje punesim te pakten per 6 mije qytetare te tjere te Tiranes. Pra, une kam vendosur te marr pergjegjesite e plota qe i takojne bashkise.

Duke mbetur tek aspekti politik i fushates tuaj. Ju vini nga nje karriere e suksesshme politike ne qeverine e Partise Demokratike, por ajo qe vihet re ne kete fushate, eshte distanca me partine, duke nisur nga spotet tuaja ku mungon logoja e Partise Demokratike, ngjyra nuk eshte me bluja, keni portokalline tani. Drejtuesit e Partise Demokratike nuk jane pare ne fushaten tuaj, pervec hapjes se fushates tuaj ketu e 30 dite me perpara. Pse ky distancim?

Nuk behet fjale per distancim. Partia Demokratike eshte fuqimisht e perfshire ne fushate ne te gjitha nivelet qe nga Kryetari i saj, e deri tek koleget e Keshillit Kombetar. Partia i ka dedikuar fuqite, energjite per kete fushate, por eshte nje fushate qe ka ne qender qytetarin. Dhe kjo eshte jo vetem nje zgjedhje e imja, po ashtu, eshte nje zgjedhje e Partise Demokratike, eshte nje zgjedhje e qytetarit. Eshte nje konvergjence dhe ne kete kuptim, Partia Demokratike ka virtytin qe te pranoje ne kete moment, dhe te beje te veten, filozofine e qytetarit ne qender te politikave vendore. Kemi te bejme me nje fenomen pozitiv i cili do te kontribuoje per me shume realizem ne politikat qe jane me afer qytetarit.

Ju flisni per politikat per qytetarin por jeni sulmuar nga kundershtari juaj per mungese transparence. Ju vute ne qender te kesaj fushate edhe per menyren e mbulimit mediatik te fushates, mungesen e kamerave, mediave, ne mbulimin tuaj.

Transparenca ime ka qene e plote dhe askush nuk eshte penguar per te mbuluar aktivitet e mia. Kultura e transmetimit me kaseta eshte perdorur gjeresisht edhe nga kandidati tjeter ne kete fushate. Relativisht, eshte pjese e problematikes se transparences ne vend. Une jam i vendosur te ec perpara dhe ti jap perkrahje te plote medias se lire, sot dhe neser, si kryebashkiak i ardhshem, per mbulimin e gjithe aktivitetit tim sikur kam qene i hapur gjate gjithe periudhes sime te sherbimit publik. Ky eshte nje problem i cili duhet trajtuar, nuk mund te mbyllen syte para ketij problemi, eshte nje problem i cili ka ekzistuar me perpara. Eshte nje problem i cili sot eshte perdorur gjeresisht edhe nga kundershtari, i cili ka perdorur kasetat televizive ne aktivitetet e tij ne Tirane dhe jashte. Ka zgjedhur ne menyre selektive dy-tre media, ishte e drejta e tij. Une nuk kam bere zgjedhje selektive te mediave. Une kam qene i hapur dhe nuk kam penguar asnje media te ndjeke aktivitetet e mia. Per kontaktet e mia intime me qytetarin kam preferuar nje kamere te vetme, per te mos i vene qytetaret ne siklet. Dhe keto pamje jane vene ne dispozicion te plote, per kedo qe ka dashur t'i kete.

Kandidimi juaj besoj ka qene dicka e maturuar ne kohe. Ngjarjet e 21 janarit, a e lekunden idene tuaj per te kandiduar?

Eshte nje ngjarje e dhimbshme, vecanerisht sepse ka pasur 4 viktima, edhe une refuzoj ta perdor kete ngjarje per kapital politik, sic po ndodh gjate kesaj fushate me kandidatin tjeter. Kjo ngjarje eshte nen hetim, asnje akuze nuk ka baze. ICITAP-i dhe Pameca, e kane vleresuar lart rolin e policise. Problemi me perdorimin politik te kesaj ngjarje eshte ajo qe kam thene me perpara, deshira per te vazhduar me gjuhen e akuzave. Konflikti politik eshte problem kryesor ne qytetin e Tiranes. Mos ta leme axhenden e qytetareve te Tiranes, peng luftes politike, sepse keto nuk kane prodhuar asgje per qytetin. Nuk kane hapur asnje vend pune, nuk kane ndertuar asnje shkolle ose rruge. Ka ardhur koha t'i themi boll me, kesaj politike shterpe. Une do te perqendrohem teresisht per t'i bere betejat e qytetit, betejat e mia. Bashkise se Tiranes, dhe kryebashkiakut nuk i del me asnje minute kohe per t'u marre me politike dhe me sherre politike.

Do te ishte fitorja e bashkise nje trampoline per t'u ngjitur me shume ne Partine Demokratike, nese lidershipi i saj terhiqet?

Absolutisht jo. E gjithe energjia ime, gjithe koha ime, une i teri fizikisht dhe shpirterisht, sot perkushtohem dhe vihem ne dispozicion te qytetit tim, te qytetit ku kam lindur, i cili vuan padrejtesisht mungesen e vemendjes. Dhe nese ne kete fushate jam nisur me bindjen e plote se perkushtimi total eshte gjeja me e drejte per te bere per qytetin, mbeshtetja, dashuria shpresa, qe kam gjetur te qytetaret e Tiranes me ka bindur edhe me shume se ka qene zgjidhja e duhur, ndaj ta jeni te sigurt se axhenda ime e vetme do te jete perkushtimi total, i plote dhe i suksesshem, ndaj problemeve te qytetit dhe axhendes se qytetarit te Tiranes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›