Elbasan gati plani i policise qe zgjedhjet e 8 Majit te zhvillohen te qeta
Drejtoria e Policisë e Qarkut të Elbasanit ka marrë të gjitha masat në mënyrë që zgjedhjet për organet e pushtetit vendor 2011, të zhvillohen të qeta.
Gjatë një bashkëbisedimi me mediat lokale dhe ato kombëtare, Drejtori i Policisë i Qarkut, Jashar Vreka, i shoqëruar edhe nga shefat e komisariateve të rretheve Gramsh, Peqin, Librazhd, dhe Elbasan, tha se "ky plan masash organizohet me qëllim garantimin e rendit dhe të sigurisë publike gjatë të gjithë procesit zgjedhor për organet e qeverisjes vendore".
Vrekaj bëri të ditur se pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut është ngritur grupi i punës për bashkëpunimin me median në funksion të pasqyrimit të angazhimit të shërbimeve policore në përmbushjen e detyrave gjatë gjithë procesit, mbi masat e marra në funksion të garantimit të rendit e sigurisë publike para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor si dhe për informimin e publikut në kohën e duhur mbi çdo ngjarje apo incident të mundshëm, dhe veprimet e kryera nga policia në çdo rast.
Në ditën e votimit në 8 Maj, i gjithë efektivi do të jetë në gatishmëri të plotë, i planizuar me detyra konkrete, ku do të mbulohen me shërbim policor të 559 qendrat e votimit, 6 KZAZ-të dhe 6 VNV-të, ku në total do të jenë 600 efektivë policie dhe 43 automjete".