E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Me mire nje "jo" nga Berisha, sesa nje "po" nga Rama

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta deklaroi dje nga qyteti i Corovodes se koalicioni "Aleanca per Qytetarin" do te jete fitues ne shumicen e njesive vendore ne vend. Duke e cilesuar si mjaft te suksesshem kete koalicion, Meta theksoi se Levizja Socialiste per Integrim nuk mund te ishte ne aleance me perfaqesuesin e alternatives se vetme dhe nje lidership qe nuk mban premtimet dhe shkele marreveshjet . "Me mire eshte te degjosh nje "jo" nga Berisha, sesa te degjosh nje "po" nga Rama", tha dje kreu i LSI-se duke shtuar se fal koalicionit mes PD dhe LSI-se, u be i mundur liberalizimi i vizave dhe avancimi me procesin e integrimit te Shqiperise. "Ky koalicion ka punuar qe nga dita e pare per integrimin e Shqiperise dhe shqiptareve. Ishte ky koalicion, i cili ne kohe rekord sipas premtimit qe ne dhame, realizoi liberalizimin e vizave per te gjithe qytetaret e Shqiperise. Dhe nga kjo arritje madhore per cdo qytetar te Shqiperise perfituan edhe ata te cilet punuan ne menyren me te pandershme, me antiqytetare, ne menyren me antinjerezore per te penguar liberalizimin e vizave per te gjithe qytetaret shqiptare. E pra sot nga liberalizimi i vizave qe realizoi ky koalicion, kane fituar te gjithe qytetaret e Shqiperise",-tha dje Meta. Meta u shpreh i bindur ne fitoren e kandidateve te koalicionit ne shumicen e njesive vendore. "Kjo aleance kaq e gjere, kaq gjitheperfshirese quhet "Aleanca per Qytetarin" dhe eshte e vendosur te fitoje me 8 maj ne Tirane, ne Corovode, ne Gjirokaster, ne Permet, ne Polican, ne Berat dhe ne shumicen derrmuese te qyteteve dhe komunave te vendit tone, sepse me 8 maj qytetaret e Corovodes dhe qytetaret e cdo bashkie dhe komune, padyshim qe e kane vendosur se do te zgjedhin rrugen e integrimit evropian dhe jo rrugen e kundervenies ndaj integrimit evropian, vetem per interesa te ngushta sikurse ben kryetari aktual i Partise Socialiste dhe kryetari ne largim i bashkise se Tiranes",-tha Meta. Ai eshte ndalur dhe ne sloganin e Partise Socialiste, duke u shprehur se filozofia e perfaqesuar nga lidershipi i opozites eshte e denje per 30 vite me pare. "Me 8 maj ka kandidat qe vijne ne emer te "Aleances per Qytetarin" te cilet kerkojne votat tuaja bazuar mbi projekte konkrete, bazuar mbi nje program konkret qe zgjidh problemet dhe shqetesimet me jetike te perditshme te komunitetit tuaj dhe kudo tjeter dhe nga ana tjeter vijne kandidat ne emer te nje koalicioni i cili quhet i rruges se vetme, nje emer i denje per nje koalicion te para 30 viteve ne Shqiperi por jo te nje Shqiperie demokratike, te nje Shqiperie anetare te NATO-s, te nje Shqiperie evropiane",-tha Meta.

"Socialistet nuk i lidh asgje me liershipin kriminal te PS"

Kreu i LSI-se, Ilir Meta u shpreh i bindur per nje fitore te thelle ne Qarkun e Beratit, por edhe ne gjithe vendin. Ai deklaroi se edhe socialistet do te behen pjese e "Aleances per Qytetarin" duke votuar kandidatet e saj, pasi sic tha Meta, ata nuk i lidh asgje me lidershipin kriminal. "Me voten e tyre anetaret dhe simpatizantet e Partise Socialiste, te jeni te bindur qe do te votojne per kandidatet e "Aleances per Qytetarin" ne menyre qe te shpetojne nje here e mire nga zgjedha e nje lidershipi kriminal, qe asgje nuk e lidh me socialistet dhe me idealet e tyre per nje Shqiperi demokratike, per nje Shqiperi Evropiane", tha dje kreu i LSI-se. Ai shtoi se kandidatet e mazhorances ne Berat, Corovode dhe Polican do te votohen nga socialistet e ndershem.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›