E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha Tirana do me shume mundesi argetimi per femijet e te gjitha moshave

Kandidati për kryebashkiak, Lulzim Basha, është shkëputur paradite për një orë nga fushata zgjedhore duke iu përkushtuar vajzës së tij Dafina, e cila ndoqi teatrin “Mamadhia dhe 7 kecat” në Teatrin e Kukullave të Tiranës.

Angazhimi në fushatën elektorale nuk e ka penguar kandidatin për kryetar të Bashkisë së Tiranës, të kryejë edhe detyrimet e tij si prind.

E ndërsa mundësia në Tiranë për të kaluar disa orë ndryshe me familjen dhe veçanërisht me fëmijët është e kufizuar, Basha së bashku me bashkëshorten Aurela, kanë shoqëruar Dafinen në teatrin e vetëm të kukullave në kryeqytet.

Së bashku, ata kane shijuar shfaqen “Mamadhia dhe 7 kecat”.

Kjo mundësi e vetme ku fëmijët mund të shohin teatër, që ka një kapacitet shumë të vogël për mijëra fëmijët e kryeqytetit, është dhe një apel për zotin Basha për të përcaktuar në programin e tij më shumë mundësi argëtimi për fëmijët e të gjitha moshave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›