Përballje Rama-Berisha kreu i PS çon shpifjet në gjykatë
TIRANE- Vetëm 20 ditë para zgjedhjeve vendore të 8 majit 2011, kryesocialisti Edi Rama do të zhvillojë ‘betejën’ e parë gjyqësore me kreun e qeverisë, Sali Berisha.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës i është drejtuar Gjykatës së Lartë me një ankim për shfuqizimin e vendimit të Prokurorisë së Përgjithshme për mosfillimin e procedimit penal ndaj shefit të ekzekutivit Berisha, të cilin e akuzon për veprat penale të shpifjes dhe fyerjes për shkak të detyrës.
Objekt i çështjes janë akuzat e rënda që kryeministri Berisha hodhi ndaj kryebashkiakut në një nga seancat plenare të Kuvendit që u mbajtën në muajin nëntor 2009, të cilat sipas prokurorisë nuk përbëjnë vepër penale. Gjykata supreme caktoi datën 18 prill (sot) për të zhvilluar seancën gjyqësore, ku do të shqyrtohet çështja me ankimues Edi Ramën kundër Sali Berishës.
Shorti ka përzgjedhur si relator të çështjes gjykatësin Gani Dizdari dhe seanca është planifikuar të zhvillohet në orën 10:30 të paradites se sotme.
(s.g/BalkanWeb)