Kandidati i mazhorancës për bashkinë Elbasan, Durim Hushi: Do shlyejmë borxhet e keq qeverisjes së Sejdinit

Kandidati i “Aleancës për qytetarin” Durim Hushi, në vijim të turit të tij elektoral zhvilloi një takim me banorët e Lagjes “Shën Koll”, duke premtuar projekte zhvillimi për zonën.
I shoqëruar nga deputeti i Elbasanit, Aurel Bylykbashi, Hushi pasi u njoh nga afër me problemet që shqetësojnë banorët e kësaj zone, u zotua para tyre se, “do të angazhohet në zgjidhjen e problemeve me ardhjen e tij në krye të Bashkisë”.
Kandidati për Bashkinë e Elbasanit, Durim Hushi, iu bëri të ditur banorëve se, “ne kemi jo vetëm një program, por dy, programin tonë si edhe atë të qeverisë”, duke shtuar se, “unë i besoj programit të qeverisë, do të doja t’a besonit edhe ju”. ”Ne gjithashtu do të realizojmë shumë investime, do të zbatojmë një sërë projektesh, si edhe do të lajmë të gjitha borxhet e trashëguara nga Bashkia”, u premtoi Hushi banorëve të lagjes “Shën Koll” të qytetit të Elbasanit.