E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, eksploziv banesës së kandidatit PS për njësisë nr 7

TIRANE- Një tjetër incident në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet vendore të 8 majit është shënuar në orët e para të mëngjesit të së hënës.

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer pranë banesës së kandidatit të Partisë Socialiste për njësinë numër 7 në Tiranë, Erion Koka,
rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm. Burime të policisë, të cilat u referohet NEWS24 konfirmojnë se shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa s’ka të lënduar.

Në një prononcim për NEWS24 Erion Koka ka thënë se nuk ka pasur asnjë konflikt dhe ngjarjen e lidh me “sfondin politik” të fushatës elektorale.Sipas tij shpërthimi ishte dëgjuar rreth orës 02.20 minuta dhe se nga shpërthimi ishte dëmtuar vetëm dera

Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës 9 vjecare ‚Naim Frasheri’ ku banon kandidati i PS për njësinë 7 në kryeqytet. Policia ka mberritur ne vendngjarje dhe ka nisur hetimet për këtë incident të rradhës të fushatës elektorale, që vjen një dite pas dy incidenteve të tjera që u shënuan në Kamëz dhe Pogradec
(vazhdon)
(s.g/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›