Basha Tirana do te kete nje biblioteke bashkiake

Tirana do te kete se shpejti nje biblioteke bashkiake ku do te kene akses te gjithe studentet dhe qytetaret e Tiranes. Kete premtim e ka rikujtuar vete kryebashkiaku i Tiranes Lulzim Basha dje gjate ceremonise se perurimit te bibliotekes ne nje nga universitetet e Tiranes. Ka edhe nje dimension tjeter shume te rendesishem te cilin dua ta cek shkurtimisht. Para 6 muajsh kur une isha ende kandidat per kryetar bashkie nje nga konceptet qe preka ne raport me boten studentore ishte ajo e nje biblioteke bashkiake universitare. Ne kete suaze kryetari i Bashkise se Tiranes theksoi se bashkia duhet te marre pergjegjesi te plota per nje akses me te madh dhe me te pasur ndaj librit ne qytetin e Tiranes duke mos anashkaluar e mbyllur syte ndaj energjise se jashtezakonshme qe perfaqeson bota universitare ne Tirane. Nje Tirane qe se shpejti do te kete 100 mije studente eshte nje pasuri e madhe te cilen as bashkia as kryetari i bashkise nuk mund ta lene jashte llogarive kur behet fjale per zhvillimin e qytetit kur behet fjale per iniciativa te reja kur behet fjale per perqafimin e diturise dhe kur behet fjale per kontaktin me librin ndaj une jam krenar qe jemi pjese modeste e ketij projekti nga i cili kemi perfituar 3000 libra - tha ai. Kryebashkiaku lajmeroi se bashkia eshte ne fazen e pergatitjes per te bere realitet hapesiren fizike por edhe mekanizmat bashkerendues teknologjine e informacionit per te ndihmuar qarkullimin e lire te librit mes universiteteve te Tiranes dhe per te rritur aksesin tek libri si rruga e vetme drejt dijes dhe progresit. Kjo biblioteke ka nje fond prej 50 mije librash dhe njihet si biblioteka universitare me e madhe ne vendin tone dhe nder me te medhate e ketij lloji ne rajon. Brenda janarit kesaj biblioteke do ti shtohet dhe nje kontingjent tjeter prej 25 mije librash. Ky universitet i ka dhuruar Bashkise se Tiranes nje fond prej 3 mije librash ne mbeshtetje te projektit te kryetarit te bashkise per ngritjen e nje biblioteke bashkiake.