E Shtunë, 31 Tetor 2026

Do ndryshohet edukata shoqërore

Prej 20 vitesh shoqëria shqiptare i ka lënë jashtë vëmendjes inciativa sociale që dikur ishin baza e jetës edhe pse në një shoqëri komuniste. Sot pas 20 vitesh synohet që kjo mënyrë e të bëri gjëra me iniciativa kolektive apo inidivuale synojnë të vendosen si bazë që në arsimim. E përkthyer kjo në një ndryshim të lëndës së edukatës në shkollat fillore e 9-vjeçare. Si projekt, ndryshimi i kësaj kurrikule të lëndës është nisur nga OSBE dhe ministrisë së arsimit.
Konsulentë në këtë projekt thonë se lënda e edukatës duhet të ndryshohet në përmbajtje për ta thjeshtësuar, të ketë shpjegime për konceptet, mësimet të ilustohen me foto dhe mësimi të jepet vetëm nga mësues të lëndës.
Autoritet e arsimit thonë duhet të rritet koha e vlerësimit të tekstit dhe kurrikula të ndryshme duke patur një konsultim të gjërë me shkollat.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›