Çabej:Jo gjithmonë ka garanci për të dhënat personale

Të gjithë ata që kanë punë me drejtësinë apo me policinë i kanë shpesh herë në rrezik të dhënat e tyre personale. Në shumë raste kanë ndodhur që përtej çdo të drejte individuale faktet, tejet private kanë përfunduar në publik.
Kjo sepse nuk jane ruajtur siç duhet këto të dhënat nga institucionet që kanë të drejtën të marrin ato. Sipas komisioneres për mbrojtjen e të dhënave personale Flora Çabej jo gjithmonë ka garanci në këtë drejtim.
Një shqetësimi tjetër sipas shefit të sektorit të operimeve në Bashkimin Europian Claus Lech është edhe mënyra e rrjedhjes së informacionit mes vendeve të ndryshme për personat në hetim.
Sipas ekspertëve ky shqetësim vjen sepse në media gjatë 20 viteve të fundit janë bërë publike të dhëna apo histori personale të personave të cilët janë në hetim duke shkelur në këtë mënyrë të drejta themelore të njeriut.