MPCSH-ja mbledh takimin e Grupit Sektorial te Punes Mbi barazine gjinore dhe dhunen ne familje
Ministria e Punes Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta thirri mbledhjen e radhes se Grupit Sektorial te Punes Mbi barazine gjinore dhe dhunen ne familje qellimi i te ciles ishte prezantimi i Procesit te Kostimit te Strategjise Kombetare te Barazise Gjinore Reduktimit te Dhunes me Baze Gjinore dhe Dhunes ne Familje 2011-2015 para donatoreve. Takimi drejtohej nga zv. ministrja Filloreta Kodra e cila prezantoi prioritetet e MPCSSHB-se per ceshtjet e barazise gjinore dhe dhunes ne familje. Plani i Kostimit te Strategjise eshte pergatitur nga nje eksperte e fushes akademike me mbeshtetjen UN WOMEN brenda programit te OKB-se Per barazine gjinore ne Shqiperi. Strategjia Kombetare e Barazise Gjinore Reduktimit te Dhunes me baze gjinore dhe Dhunes ne Familje 2011-2015 miratuar ne qershor te ketij viti eshte fokusuar ne 4 qellime strategjike mekanizmat ligjore dhe institucionale qe sigurojne barazine gjinore ne Shqiperi barazia gjinore ne vendimmarrje fuqizimi ekonomik i grave per arritjen e barazise gjinore dhe reduktimi i dhunes me baze gjinore. Nisma e MPCSSHB-se per te bere kostimin e strategjise u mireprit nga te gjithe donatoret sepse percaktoi shpenzimet per te gjitha aktivitetet e Planit te Veprimit bazuar ne analizat dhe informacionet e marra edhe nga institucionet e tjera te perfshira ne kete strategji ndersektoriale. Plani i Veprimit perbehet nga 14 objektiva specifike dhe 113 aktivitete te cilat do te kontribuojne ne arritjen e Qellimeve Prioritare Strategjike gjate zbatimit te saj 2011-2015. Burimet financiare do te jene nga buxheti i shtetit buxheti i njesive te qeverisjes vendore dhe fonde te siguruara nga donatoret. Donatoret theksuan se ceshtjet e barazise gjinore jane ceshtje ndersektoriale dhe paraqiten prioritetet e tyre duke shprehur mbeshtetjen per bashkepunimin e ngushte midis tyre dhe institucioneve shqiptare per permbushjen e qellimit te perbashket.