E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Tirana moderne, infrastrukturë e gjelbërim

TIRANË- Kryebashkiaku Basha ka diskutuar sot me studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit planin e ri urbanistik dhe projektin e bulevardit.

Përfundimi i tyre sipas Bashës, tregon hedhjen e hapave të e para për një qytet modern. “Në një qytet modern do bashkëjetojnë infrastruktura dhe gjelbërimi”, tha ai.

Basha u ndal të komentojë edhe projektet e studentëve të këtij fakulteti, për të cilat tha: “Në punimet tuaja pashë Tiranën moderne. Tirana moderne që duam të ndërtojmë është qytetarit. Së bashku ne do t’ia dalim të kapërcejmë këtë hendek”, tha ai më tej.

Pas konsultimeve me qytetarët, Bashkia e Tiranës përzgjodhi dje studion fituese për masterplanin e zgjatimit të Bulevardit "Zogu I" në kryeqytet nga "Stacioni i Trenit" deri te lumi i Tiranës.

Projekti i "Grimshaë Architects" parashikon që gjerësia e bulevardit të jetë 60 metra. Përgjatë tij do të jetë sheshi ku do të ndërtohet Pallati i Drejtësisë, sheshi komercial me qendra tregtare dhe sheshi i kulturës. Ndërsa makinat do të qarkullojnë në mes të bulevardit. Ndryshe nga projekti i parë, "DAR Group", i cili u vlerësua me çmim të dytë në konkurs, parashikon që makinat të kalojnë pas vijës së parë të ndërtimeve, ndërsa bulevardi të jetë vetëm për këmbësorët.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Basha: Tirana moderne, infrastrukturë e gjelbërim

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›