Serbi, presidencialet e 20 majit, referendum për rrugën drejt BE
BEOGRAD- Partia Demokratike (DS) e presidentit në ikje Boris Tadiç njoftoi sot se raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Serbi, ku më 20 maj do të garojnë Tadiç dhe nacionalistit populist, Tomislav Nikoliç, përbën një referendum për Bashkimin Evropian.
"Zgjedhjet presidenciale në Serbi realisht do të jenë një referendum për në Bashkimin Evropian", theksoi Partia Demokratike (DS) në deklaratën e saj.
Partia e Tadiçit shton se rivali i tij politik, Tomislav Nikoliç, ka braktisur rrugën evropiane me nënshkrimin e një marrëveshje bashkëpunimi me Partinë Demokratike të Serbisë (DSS) të ish-kryeministrit Vojsllav Koshtunica, i cili është vendosmërisht kundër anëtarësimit të Serbisë në BE.
"Kjo dëshmon një mungesë të rrezikshme të koherencës politike për Nikoliçin, i cili ka vetëm një moto konstante, kuptimit i së cilës përmblidhet në 'të thuash apo të bësh çdo gjë për të ardhur në pushtet' dhe jo më tepër", sipas burimit politik serb.
Katër ditë para raundit të balotazhit presidencial, Nikoliçi fitoi mbështetjen e Partisë Demokratike të Serbisë ''DSS'', që është partizane e ndërprerjes së negociatave për anëtarësim në BE.
Tadiçi rezulton favorit në zgjedhjet presidenciale në një sondazh të fundit, ku ai supozohet të arrijë një mbështetje prej 58 për qind të votave.
(d.b/BalkanWeb)