Tiranë, Arvizu darkon me Ramën në restorant
TIRANE-Ambasadori amerikan Alexandër Arvizu dhe Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama janë takuar sot pasdite rreth ores 19:30 minuta dhe darkuan në një nga restorantet në kryeqytet.
Burime për TvNews24 bënë të ditur se Arvizu dhe Rama së bashku me bashkëshortet përkatëse janë takuar tek një nga lokalet pranë stadiumit ‘Dinamo’ ku kanë ngrënë darkë së bashku për rreth 2 orë.
Rreth ores 22:05 minuta përfundoi darka te restorant 'Amour'. Por pavarësisht interesit të medias, askush prej tyre nuk pranoi të komentonte se cfarë u bisedua në darkën e kaluar së bashku.
Darka mes Rames dhe Arvizu vjen në vazhdën e bisedimeve të nxehta qe po kryhen keto kohe per ceshtjen e zgjedhjes se Presidentit te ri te vendit.
Duket se daljet në darka me politikanët shqiptarë janë bërë traditë për ambasadorin Arvizu. Pak ditë më parë, Arvizu konsumoi një darkë dhe me kandidatin e vetëshpallur për president, Fatos Nano dhe bashkëshorten e tij.
Vetë ambasadori amerikan pak ditë më parë në një prononcim për shtyp theksoi se për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit do të ketë shumë dreka e darka mes personazheve të politikës.
(d.b/BalkanWeb)