Hagë, shtyhet për një afat të pacaktuar gjyqi ndaj Mlladic
HAGE - Një ditë pas nisjes së procesit gjyqësorit ndaj Ratko Mlladic, trupi gjykues i Hagës e ka shtyrë sërish atë në një afat të pacaktuar.
Sipas drejtuesit të trupit gjykues Alfons Ori vendimi u mor për shkak të mënyrës së paraqitjes së provave nga prokuroria.
Mësohet se Prokuroria e gjykatës ndërkombëtare në Hagë nuk i ka dorëzuar disa dëshmi mbrojtjes së Mlladiqit. Në bazë të rregullave, mbrojtja duhet të ketë të drejtën të studiojë provat e prokurorisë, para fillimit të gjykimit, por nuk dihet për çfarë provash bëhet fjalë.
Sipas gjykatësit Ori, procesi pritet të vazhdojë shumë shpejt, teksa prokuroria nuk ka ankimuar vendimin e gjykatës së Hagës.
Ratko Mlladic akuzohet për krime luftë, përfshirë këtu dhe masakrën e Srebrenicës, e cila është konsideruar si masakra më e madhe në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.
(er.nu/news24/BalkanWeb)