Basha Tirana mundesia me e mire per te investuar

Edhe kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha ka zhvilluar nje takim me konsujt e Nderit te Shqiperise ne bote. Gjate takimit Basha kerkoi nga konsujt nje rol aktiv ne zgjerimin e marredhenieve ekonomike mes Shqiperise dhe vendeve qe ata perfaqesojne. Ai tha Me shume se 30 per qind e GBP-se prodhohet ketu ne qytetin me te madh te vendit. Tregu i punes qe Tirana perfaqeson eshte i ri i motivuar dhe i kualifikuar. Se bashku me qeverisjen qendrore po shikojme cdo mundesi te shkurtimit te barrierave administrative dhe fiskale. Une eliminova mbi 60 tarifa dhe taksa si akti i pare i imi si kryebashkiak. Se shpejti do te instalojme lsquoOne Stop Shop-in ne Tirane. Ne maj ne vitit tjeter do te jete gati Plani i ri Urbanistik. Kombinimi i te dyja ketyre hapave do te thote qe nuk do te duhen me shume se 45 dite ne Tirane per te filluar per te ndertuar nga me shume se 360 dite qe duhen sot. Ne po kerkojme sasi te medha toke ne periferi te qytetit per te vendosur parqe teknologjike me facilitete te IT-se por pa perjashtuar industrite qe po operojne tani ne Shqiperi. Se bashku me keto kam planifikuar shpenzimin e 450 milione eurove pune publike ne Tirane si ne ndertimin e unazave te qytetit zgjerimin e bulevardit qendror te qytetit dy linja tramvaji me nje kombinim prej 20 kilometrash. Nje terminal te ri per trenat autobuset etj. duke perfshire edhe qendra tregtare ne to dhe njekohesisht edhe shume projekte te tjera qe ne kerkojme ti ndertojme ne bashkepunim me sektorin privat ne forma bashkepunimi nga me te shumtat. Basha i ka njohur konsujt me projektet e Bashkise se Tiranes. Detyra e pare dhe me e rendesishme eshte perfundimi i planit urbanistik - tha Basha. Kryebashkiaku theksoi se per hartimin e ketij plani i cili do ti sherbeje qytetit ne 30 vitet e ardhshme jane angazhuar ekspertet me te mire ne qytet ne vend dhe ne mbare boten.