E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Integrimi i vendit ne BE enderr qe realizohet ne 100-vjetorin e Pavaresise

Prioriteti kryesor per Shqiperine eshte integrimi ne Bashkimin Evropian. Procesi i integrimit te vendit ne Bashkimin Evropian duhet te jete nje proces teresisht i bazuar ne performancen e perpjekjeve tona

Kreu i qeverise Sali Berisha ne takimin qe zhvilloi me 45 konsujt e Nderit te Shqiperise neper bote i ftoi ata te intensifikojne perpjekjet e perbashketa per te arritur qellimin me madhor Shqiperine vend i zhvilluar. Ai tha se objektivi kryesor i qeverise shqiptare per vitin e ardhshem eshte integrimi i Shqiperise ne Bashkimin Evropian. Eumlshte koha te pershpejtojme zhvillimin e Shqiperise eshte koha te shfrytezojme te gjitha potencialet e saj. Prioriteti kryesor per vendin eshte integrimi ne Bashkimin Evropian. Ne te gjitha perpjekjet tona ne besojme se procesi i integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian duhet te jete nje proces teresisht i bazuar ne performance - tha Kryeministri Berisha. Nderkohe theksoi se Shqiperia ka ecur me hapa gjigante gjate 19 viteve te fundit per sa i perket zhvillimit ekonomik duke bere krahasimet me vitet e para te pluralizmit. Ne kemi pasur nje trashegimi te veshtire dhe te hidhur. 19 vjet me pare sic e dini Shqiperia ishte vendi i trete apo i katert me i varfer ne bote. Ne e filluam kete udhetim si nje vend me 204 dollare te ardhura per fryme dhe tani qendrojme ne grupin e vendeve me te ardhura mesatare te larta tani jemi nje vend me mbi 8000 dollare te ardhura per fryme. Shqiperia ishte vendi me i kolektivizuar ne bote. Sot Shqiperia eshte nje nga vendet me private ne bote. Qeveria e Shqiperise qendron mes 10 qeverive me te vogla ne planet. Shqiperia po e bazon zhvillimin e saj plotesisht mbi iniciativen e lire duke shfrytezuar lirite - tha me tej kreu i qeverise.

Kryeministri Ekonomia shqiptare ecen ne rruge te sigurt

Ne vijim te fjales se tij Kryeministri Berisha theksoi se Shqiperia gjate 5 viteve te fundit ka treguar se ekonomia shqiptare ka bere progres te dukshem ne rritjen ekonomike. Duke bere krahasime me vendet e tjera te Evropes kreu i qeverise deklaroi se pergjate viteve 2006-2010 investimet e huaja ne Shqiperi jane rritur me 316 per qind ne nje kohe qe ne shume vende te tjera te rajonit ato jane ulur me 37 per qind. Ne jemi perpjekur te krijojme ne kete vend klimen me te mire per bizneset dhe investitoret. Disa indekse ne kete aspekt tregojne se ka progres. Nderkohe qe ne bote investimet e huaja direkte per periudhen 2007-2010 u zvogeluan me 37 per qind ne Shqiperi keto investime per periudhen 2006-2010 u rriten me 316 per qind. Eksportet ne vend per periudhen 2006-2011 u rriten me 300 per qind. Ne nuk e njohem recesionin ekonomik. Sigurisht u perballem me pasojat e krizes ekonomike globale dhe evropiane por ne vend nuk u zhvillua asnje recension ekonomik - theksoi Kryeministri Berisha. Gjithashtu ai theksoi se gjate ketyre viteve ne Shqiperi eshte rritur me 16 per qind liria ekonomike e cila tregon me se miri se vendi yne eshte nje vend i sigurt per investitoret. Nder te tjera ai u shpreh se celesi i suksesit te kesaj qeverie ka qene ulja e barres fiskale e cila eshte me e uleta ne rajon. Ne kemi nje nga sistemet me barren me te ulet fiskale ne Evrope dhe me gjere taksa e sheshte prej 10 per qindesh kontributet e sigurimeve shoqerore prej 15 per qindesh hoqem shume tarifa dhe studimet serioze tregojne se qeveria shqiptare i perket grupit te 10 vendeve me nderhyrjen me te vogel te qeverise cka eshte shume e mire.

Berisha Infrastruktura primare per 2012-n

Gjithashtu ai theksoi se ndryshime rrenjesore gjate ketyre viteve ka pesuar edhe infrastruktura rrugore e cila krahasuar me vite me pare sot mund te krahasohet me infrastrukturat me moderne ne rajon. Sipas tij edhe ne buxhetin e vitit te ardhshem infrastruktura rrugore eshte nje nga pikat qe do te kete vemendjen me te madhe. Shqiperia ka pasur mendoj infrastrukturen me te keqe qe mund te ekzistonte. Ne fillim te vitit 2006 ne rrjetin rrugor prej 18000 kilometrash rruge vetem 2430 kilometra ishin te shtruara. Pjesa tjeter ishte thuajse njesoj si ne mesjete. Qeveria ime u angazhua ne ndertimin e nje rrjeti te ri rrugesh ne vend bazuar ne konceptin shqiptaret nga cdo kend i vendit te vijne ne Tirane duke kursyer te pakten me shume se 60 per qind te kohes. Per nje vit ne mbarojme punen me te veshtire. Mbetet ende pune per tu bere por ne po punojme mbi rruget dytesore dhe tretesire - tha nder te tjera Kryeministri Berisha. Ne fund te bisedes ai iu beri edhe nje permbledhje te te gjitha projekteve te qeverise per sa i perket energjise. Sipas Kryeministrit ne bashkepunim me investitore te huaj dhe vendas se shpejti Shqiperia do te transformohet ne nje superfuqi te vogel energjetike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›