E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Trafiku nepermjet detit, zero

Shqiperia eshte hequr nga lista e vendeve ne vezhgim, per sa i takon trafikut te qenieve njerezore. Kete ka theksuar ministri i Brendshem, Lulzim Basha ne ministerialin e organizuar ne Bruksel nga Bashkimi Europian, me teme "Drejt nje veprimi global kunder trafikimit te qenieve njerezore". Gjate fjales se tij ne kete ministerial, ministri Basha theksoi se lufta kunder trafikut te qenieve njerezore, perben nje prioritet madhor te qeverise shqiptare. "Shqiperia eshte vleresuar si vendi me praktiken me te mire ne rajon, per ndertimin dhe venien ne funksionim te bazes se te dhenave per viktimat e trafikut",-tha Basha. Ai nenvizoi faktin se Shqiperia qe prej vitit 2006 ka ne fuqi Moratoriumin per mjetet e shpejta te lundrimit ne det, i cili ka rezultuar mjaft efektiv duke bere qe ky trafik nepermjet kufirit detar te jete pothuajse zero. Ministri u fokusua edhe ne shifrat qe tregojne se perpjekjet per identifikimin dhe rehabilitimin e viktimave te trafikut. Keshtu gjate vitit 2007 u identifikuan 199 raste te kalimit te paligjshem te kufirit me 238 autore, gjate vitit 2008 u identifikuan 104 raste me 154 autore dhe gjate vitit 2009 46 raste me 73 autore. "Ne afro 39 operacione me teknika speciale gjate ketyre viteve jane goditur dhe eliminuar 72 grupe kriminale dhe jane vene para drejtesise qindra anetare te ketyre grupeve", theksoi Basha.

L.K


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›