Italishtja mes artit, shkences dhe teknologjise
Nga veprimtarite e Javes se IX te gjuhes italiane ne Tirane, drejtoresha e Institutit Italian te Kultures, Flavia Tibaldi dhe Prof. Matteo D'Ambrosio
"Italishtja mes shkences, artit dhe teknologjise" eshte tema e zgjedhur per edicionin e IX te Javes se Gjuhes Italiane ne Bote. Ky manifestim promovohet nga Ministria e Puneve te Jashtme te Italise dhe nga Accademia della Crusca me qellim perhapjen e gjuhes italiane neper bote. Keto dite, po zhvillohen edhe ne Tirane veprimtari te shumta kushtuar kesaj teme, te organizuara nga Instituti Italian i Kultures ne bashkepunim me disa institucione kulturore shqiptare si, Fakulteti i Inxhinierise dhe ai i Histori Filologjise ne Universitetin e Tiranes, Teatri Kombetar, etj. Per te kujtuar 100- vjetorin e publikimit te Manifestit te Pare te Futurizmit, dy konferenca po trajtojne kete levizje avangaurde nga pikepamja artistike dhe letrare: Profesor Enrico Crispolti, historian i artit kontemporan qe eshte eksperti me i mire italian i Levizjes futuriste, ka peruruar edicionin e IX te Javes me nje referat me titull "Identiteti dhe karakteri historik i Futurizmit", ne nje konference te organizuar ne Fakultetin e Histori Filologjise te Universitetit te Tiranes.
***
Enrico Crispolti, historian i artit kontemporan dhe kritik militant, student i Lionello Venturi ne Rome ka dhene mesim Histori Arti Kontemporan ne Universitetin e Salernos dhe Sienes, ku dhe tani drejton Shkollen e Spezializimit ne Histori Arti. Pionier i nje historiografie te kontemporanes, ne gjysme shekulli aktivitetesh ka bashkuar gjithnje kerkimin historiko-kritik (ne vecanti Ekspersionizmin, Futurizmin, Surrealizmin, Artin italian mes dy luftrave, Informalen) dhe militantizmin kritik (i perqendruar me teper mbi Neorealizmin dhe figuracionin e ri, Pop Art, Artin ambiental dhe shoqeror). Thelbesore jane prurjet e tij ne njohjen e vepres se Balla, Fontana, Cagli, Guttuso, Baj, Moreni, Vacchi, Somaini, Trubbiani. Ne vijim te veprimtarive te Javes se gjuhes italiane ne bote, ka referuar edhe Profesor Matteo D'Ambrosio, pedagog Letersie ne Universitetin "Federico II", i cili dha nje bilanc kritik te poezise dhe letersise futuriste. Sakaq, ne vazhdim do te prezantohet prane Liceut Artistik "Jordan Misja" ne Tirane nje ekspozite mbi vepren e nje prej protagonisteve te Futurizmit, Mino Delle Site, e vene ne dispozicion nga Arkivi i Site dhe nga Ministria e Puneve te Jashtme. Argetues ishte dhe spektakli "Matematika ne kuzhine" qe Compagnia Pupi e Fresedde - Teatro di Rifredi e Firences prezantoi ne Teatrin Kombetar ne Tirane, duke na ofruar nje veper interesante ku matematika argetohet duke u shfaqur atje ku me pak e presim ta gjejme: ne kuzhinen e shtepise tone.
***
Rreziku i madh sizmik i Shqiperise dhe tragjedia e fundit e ndodhur ne Abruzzo e bejne shume aktuale nderhyrjen qe Prof. Arch. Mario Antonio De Cunzo do te mbaje te enjten, me 22 Tetor, mbi temen e restaurimit te objekteve kulturore ne zona sizmike, mbi bazen e eksperiences se tij si Drejtor per provincat e Avellinos dhe Salernos pas termetit shkaterrimtar te 1980. Prane Fakultetit te Inxhinierise ku do te behet konferenca, do te prezantohet gjithashtu edhe ekspozita "Guglielmo Marconi: pionier i radiokomunikimeve, Cmimi Nobel ne Fizike 1909" e promovuar nga krahina e Emilia Romagna.
Ne mbyllje te ketyre veprimtarive do te projektohen disa filma, mes te cileve "Ngjyrat e rinise" mbi jeten e Umberto Boccioni, nje nga piktoret me te medhenj te Levizjes Futuriste e "Enzo Ferrari". Nuk do te mungoje gjithashtu, bashkepunimi tradicional me Institutin e Tregtise se Jashtme, qe do te zhvilloje nje kurs per kuzhinen italiane te marten, me 2 Nentor, ne Shkoder, dhe me 3 Nentor, ne Tirane. Nje sere veprimtarish te larmishme dhe te ilustruara do te zhvillohen ne Vlore, Shkoder, Gjirokaster, Korce dhe Elbasan ne bashkepunim me Konsullatat, Lektoratet, Departamentin e Italishtes dhe Seksionet dygjuheshe Italo-Shqiptare te Shkollave. Sakaq, do te vazhdoje edhe kete vit bashkepunimi me Ambasaden Zvicerane ne Shqiperi, e cila do te prezantoje sot nje konference, me pare ne Shkoder e me pas ne Tirane, te Profesor Claudio Rossetti, Drejtor i Fondacionit "Monte Verità" te Asconas, mbi temen "Monte Verità si vend takimi, i utopise dhe avanguardes".
Elton Thercaj