Marredheniet per ceshtjet penale me te huajt
Qeveria miratoi projektligjin "Per marredheniet juridiksionale me autoritetet e huaja ne ceshtje penale" ne kuader te perafrimit te legjislacionit tone, me ate te vendeve te BE-se. Ne draft theksohet se nevoja e hartimit te tij lindi nga problemet e hasura ne praktike, ne marredheniet me autoritetet e huaja dhe nga veshtiresite ne lidhje me aplikimin e Konventave te ratifikuara nga Shqiperia ne fushen penale. "Hartimi i ketij ligji i sherben permiresimit te marredhenieve me autoritet gjyqesore te huaja dhe shmang shume probleme, si te karakterit procedural ashtu edhe te mosperputhjes midis ligjit vendas dhe atij te huaj", theksohet ne relacion. Objekti i ligjit eshte percaktimi i rregullave per menyren dhe procedurat qe do te ndiqen ne ceshtje te marredhenieve juridiksionale me autoritet e huaja ne fushen penale.