E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: “U kthefshin lutjet tuaja në mirësi, begati dhe dritë për besimtarët, Shqipërinë dhe kombin shqiptar “

08-08-2013 / Gazeta 55

Urimi i kreut të PD, Lulzim Basha për besimtarët myslimanë

Kryetari i PD dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka uruar sot besimtarët mysliman me rastin e festës së Bajramit të Madh. Urimin e tij për mirësi e begati zoti Basha e përcolli nga selia e Komunitetit Mysliman. “Pas javëve të mundimshme, ditëve të gjata dhe të nxehta të sprovës së muajit të Ramazanit, sot besimtarët myslimanë në Shqipëri dhe anembanë botës festojnë Bajramin, dhe me këtë rast dua t’ju uroj të gjithë besimtarët myslimanë shqiptar, gëzuar festën e Bajramit. U kthefshin sakrifica e agjërimit, lutjet e tyre në mirësi, begati dhe dritë për ata personalisht, për familjet e tyre, për Shqipërinë dhe për gjithë kombin shqiptar. Mot më mirë!”.
Zoti Basha ka përcjellë urime për begati, shëndet, mbarësi dhe dritë për besimtarët mysliman dhe çdo shqiptar edhe nga selia e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve.
“Dua të përcjell urimet më të përzemërta për Kryegjyshin Baba Mondin, për Klerin Bektashi anembanë Shqipërisë, për besimtarët bektashi anembanë Shqipërisë që sot festojnë festën e Bajramit. Gëzuar Bajramin! Begati, shëndet, mbarësi dhe dritë!”. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›