E Enjte, 5 Nëntor 2026

Basha: Unë do të mund! Rama: Tërbim nga çeta e çakërdisur e opozitaristëve!

Kryeministri socialist Edi Rama dhe kreu demokrat i opozitës Lulzim Basha, kanë shkëmbyer sot deklarata të forta nëpërmjet rrjeteve sociale, duke paralajmëruar një luftë të ashpër politike ndërsa zgjedhjet e përgjithshme parlamentare po afrojnë.
Në fokus kanë qenë akuzat e zotit Rama ndaj zoti Basha, i cili është vënë në presion për të dhënë spjegime mbi të kaluarën e tij si hetues i UÇK. 
Nëpërmjet një mesazhi prej tre minutash drejtuar personalisht liderit dhe kryeministrit socialist, zoti Basha tha se Rama nuk mund t’i bëjë moral për patriotizëm sa i përket hetimit të UÇK, ndërsa është shprehur i bindur se do ta mundi në zgjedhjet e përgjithshme duke risjellë në pushtet PD dhe aleatët pas tetë vjetësh në opozitë.
Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, zoti Rama, ndonëse nuk i përmend emrin zotit Basha, shkruan se “Shumë tërbim sot nga çeta e çakërdisur e opozitaristëve pa vizion, pa program, pa ide dhe as din e iman…”. “KEMI PËRPARA EDHE DISA MUAJ TË VËSHTIRË, POR DO T’IA DALIM EDHE KËSAJ LUFTE TË EGËR DHE DO TË DALIM MË TË FORTË NGA KY STËRMUNDIM I MADH!” shkruan zoti Rama. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›