E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kryeministri Rama emëron Besart Kadinë, në postin e zv/ministrit të Ekonomisë dhe Financave

Besart Kadia do të jetë pjesë e qeverisë aktuale të drejtuar nga kryeministri Rama. Ai është emëruar nga kryeministri Rama, si zv/ministër i Ekonomisë dhe Financave dhe do të jetë zëvendës i Anila Denajt.

Zoti Kadia ka qenë pjesë e PD, pasi ka qenë anëtar i Këshillit Kombëtar, si dhe është në skuadrën e Koordinatorëve Kombëtarë të PD-së. Zoti Kadia thotë se ftesa i erdhi nga Rama dhe se do të kontribuojë për vendin si një i “ri me shkollim perëndimor”. /rtsh.al

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›