E Enjte, 5 Nëntor 2026

Basha flet si kryeministër: Ja vendimi i parë që do të marrim sapo të vijmë në qeveri

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga Lushnja deklaroi se Edi Rama po i kushton Shqipërisë jetë njerëzish. Sipas tij, qeveria nuk kanë mbajtur asnjë premtim në këto 7 vite.

Basha tha se vendimi i parë që do të marrë sapo të vijë në qeveri është që shpenzimet e parave të shqiptarëve nuk do të shkojnë më për klientët e kryeministrit.

“Edi Rama po i kushton Shqipërisë jetë njerëzish. Kjo vetëm për të mbrojtur aferat e tij korruptive.

Një qeveri dhe një kryeministër nuk gjykohen nga llafet, por nga çfarë bën me taksat e shqiptarëve. Ky e ka bërë të qartë, edhe në kohën e pandemisë vazhdon vjedh madje e ka shtuar ritmin e vjedhjes, kur e kupton cdo hajdut kur e di që është dita e fundit

Vendimi i parë që do të marrim është që shpenzimet e parave nuk do të shkojnë për oligarkët dhe miqtë e kryeministrit, por do të shkojnë drejt për drejt te njerëzit.

Nuk ka më iluzione dhe shpresë që ky njeri mund të ndryshojë kurs. Kjo është arsyeja se të gjithë i kanë sytë nga ne”, tha Basha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›