Basha Une dua qytetin tim

Lulzim Basha nisi mbreme garen per qytetarin e pare te Tiranes. Ai shpalli prioritete kryesore te qeverisjes se re te Tiranes si kryebashkiaku i ardhshem i saj
Lulzim Basha nisi mbreme garen per qytetarin e pare te Tiranes. Ai shpalli prioritete kryesore te qeverisjes se re te Tiranes si kryebashkiaku i ardhshem i saj duke prezantuar prioritetet e tij per kryeqytetin. Mes tyre kane spikatur punesimi dhe nxitja e zhvillimi i biznesit. Basha i kushtoi nje vemendje te vecante luftes se konkurrences se pandershme krijimin e 30 mije vendeve te punes ne 2 vjet permes zhvillimit dhe terheqjes se biznesit si dhe uljen e taksave per kete te fundit. Gjithashtu nje prioritet tjeter do te jete arsimi per te cilin Basha premtoi eliminimin e mesimit me dy turne si dhe shtrirja e internetit per studentet dhe nxenesit jo vetem ne shkolla por ne te gjithe territorin e kryeqytetit. Nuk kane mbetur pas investimet ne infrastrukture te cilat sipas Bashes do te jene masive dhe do te zgjidhin problemet e trafikut ne Tirane.
Krejtesisht i qete i sigurt ne fitore fale mbeshtetjes se familjes forces politike ku ai aspiron dhe kryeqytetasve qe mbreme kishin tejmbushur mjediset e Asllan Rusit Lulzim Basha nisi garen per qytetarin e pare te Tiranes. Ai shpalli prioritete kryesore te qeverisjes se re te Tiranes si kryebashkiaku i ardhshem i saj. Ne prezantimin e tij si kandidat i PD-se per Bashkine e Tiranes Lulzim Basha i siguroi kryeqytetasit se do te sjelle ndryshimin e shumepritur. Kandidati zyrtar i mazhorances per Bashkine e Tiranes Lulzim Basha e nisi fjalen e tij me nje falenderim per prinderit e tij qe sikurse tha ai e mesuan te jete i pare. Ai kujtoi se e ka pare qytetin ku u lind dhe u rrit qe rrezatonte me shume ngrohtesi qe zhvillohej por tani eshte paralizuar ndryshuar dhe tjetersuar. Basha shtoi Ne e kemi pare qytetin te zhvillohet te ndryshoje dhe te tjetersohet por aty rritet vajza jone Dafina por sot une nuk jam i kenaqur pasi ne dhe femijet tane meritojme me shume por jo problemet qe ka ky qytet. Sakaq ai theksoi se Rama nuk e ndien aspak pergjegjesine per qytetin pasi synon karrigen e Kryeministrit dhe nuk punon seriozisht per Tiranen. Basha premtoi nje qeverisje vendore ndryshe nga ajo e kryetarit aktual te bashkise qe sipas tij ka lene menjane kete institucion per interesat e tij personale. Qytetaret presin me shume sesa britma indinjate. Sot eshte koha per tu ndare nga keto shfaqje njehere e mire. Eumlshte koha ti pervishemi punes per ta bere Tiranen te paren njerezit e saj te paret - eshte shprehur Basha. Ish-ministri i Brendshem dhe njekohesisht nje nga eksponentet kryesore te PD-se premtoi se nese zgjidhet kryetar bashkie do tu jape zgjidhje problematikave te ndryshme qe ka kryeqyteti. Cfare mund te beje nje kryebashkiak per punesimin dhe cmimet nese nuk perballet me kete problem Asgje. Dhe kete e degjuam edhe mbreme nga kryetari aktual i bashkise qe tha se ka impenjime me te rendesishme pasi synon karrigen e Kryeministrit. Te gjithe bashke me dashuri per njeri-tjetrin ne kete qytet do tia dalim te realizojme endrrat dhe shpresat tona - ka deklaruar Basha. Me tej kandidati demokrat prezantoi edhe prioritetet e tij per kryeqytetin. Mes tyre kane spikatur punesimi dhe nxitja e zhvillimi i biznesit. Basha i kushtoi nje vemendje te vecante luftes se konkurrences se pandershme krijimin e 30 mije vendeve te punes ne 2 vjet permes zhvillimit dhe terheqjes se biznesit si dhe uljen e taksave per kete te fundit. Gjithashtu nje prioritet tjeter do te jete arsimi per te cilin Basha premtoi eliminimin e mesimit me dy turne si dhe shtrirja e internetit per studentet dhe nxenesit jo vetem ne shkolla por ne te gjithe territorin e kryeqytetit. Nuk kane mbetur pas investimet ne infrastrukture te cilat sipas Bashes do te jene masive dhe do te zgjidhin problemet e trafikut ne Tirane.
Kandidati i PD-se foli per perfundimin e projektit per Unazen e Madhe dhe nje tjeter projekt madhor qe sipas tij do te jete cilesor dhe jo i kushtueshem tramvaji i Tiranes. Me 8 maj do te permbyllet Odiseja e korrupsionit dhe abuzimit qe pjell bashkia aktuale. Une do perballem me qeverisjen qendrore nese interesi i Tiranes do te vihet ne pikepyetje por une do te punoj me te ne interes te qytetit. Gjate qeverisjes se tij vendore do te ndertohet nje tjeter park i madh ne Tirane si dhe qyteti do te kete per here te pare nje tramvaj qe do kaloje permes qytetit. Bashkia do ndihmoje te rinjte per pervoje pune dhe vende pune do krijohen stazhe ku 70 e tyre do punesohen pas perfundimit te tyre. Misioni im eshte hapja e 30 mije vendeve pune ne 2 vitet e ardhshme pasi vetem Unaza e Madhe do te hape mijera vende pune por sot bashkia nuk po ndihmon por po pengon - theksoi z. Basha. Sipas Bashes sapo ai te marre drejtimin e vendit Tirana do te jete e hapur per biznes si dhe do te ule taksat per ta. Me tej ai shtoi Bashkia do ndihmoje kedo qe do te sjelle biznesin e tij ne qytet kedo qe do te vije nga jashte ne do ti ndihmojme Tirana do jete qendra e biznesit pasi Tirana eshte e para te paret jeni ju. Z. Basha tregoi edhe se cilat do te jene marredheniet e tij me qeverine qendrore nese do te zgjidhet kryetar bashkie. Shume pyesin se cfare raporti do krijoj une me qeverisjen qendrore. Kjo eshte pergjigjja une do punoj ngushte me qeverine qendrore per sa kohe na bashkon interesi per Tiranen. Por nuk do ngurroj kurre te perballem me qeverisjen qendrore nese interesi i Tiranes do te vihet ne pikepyetje por une do te punoj me te per kete qytet - u shpreh z. Lulzim Basha.
Objektivat e Bashes nga ulja e taksave tek ndertimi i tramvajit
Une do punoj per te luftuar cmimet e larta ne kete qytet. Akti im i pare do jete krijimi i nje Agjencie Bashkiake te Mbrojtjes se Konsumatorit qe do kete detyre paresore inspektimin raportimin dhe turperimin publik te cdokujt qe spekulon me cmimet ne Tirane nga buka dhe karburanti tek strehimi dhe sherbimet.
Mbrojtja e konsumatorit nga cmimet abuzive dhe mallrat jocilesore si dhe mbrojtja e bizneseve nga konkurrenca e pandershme do te jete nje angazhim i plote i bashkise.
Konkurrenca e ndershme eshte celesi i tregut te lire i cmimeve te uleta dhe mundesive me te medha. Te gjitha nivelet e qeverisjes duhet te luajne rolin e tyre duke filluar nga bashkia. Bashkia gjithashtu do te punoje per permiresimin e infrastruktures per te ulur koston e transportit qe lidhet me mallrat dhe sherbimet ne menyre qe keto kursime ti kalojne konsumatorit.
Akti im i dyte si kryebashkiak do te jete krijimi i Task-Forces per Punesimin. Ne qytetin tone njerezit e kualifikuar nuk mund te gjejne vende pune dhe shpesh bizneset nuk mund te gjejne njerez te kualifikuar. Ngerci i zhvillimit ekonomik qe ka mberthyer Tiranen ne keto vitet e fundit ka nxjerre ne pah problemin e punesimit dhe te papunesise. Potenciali ekonomik i qytetit te Tiranes dhe ai i punenxenies jane dobesuar ndjeshem keto 3-4 vitet e fundit nderkohe qe popullsia e qytetit vazhdon te rritet dhe do te rritet edhe ne te ardhmen.
Ne themel te arsyes qendron performanca e dobet e bashkise ne te gjitha drejtimet.
Rritja e kostove dhe pasigurise mbi bizneset si rezultat i politikave te gabuara te bashkise te tilla si rritja shumefish e barres fiskale lokale shtimi i kostos se burokracise bashkiake zhvillimi territorial pa plan dhe kaotik mosangazhimi i bashkise ne krijimin e lehtesirave per biznesin shqiptar apo te huaj e deri tek radikalizmi dhe konfliktualiteti i larte kane shkaktuar frenimin e investimeve private shqiptare e te huaja e per pasoje edhe frenimin e mundesive per punesim e vetepunesim.
Une do te punoj fort per kete. Bashkia do te angazhohet ne zbatimin e politikave direkte per nxitjen e punesimit dhe reduktimin e papunesise permes ngritjes se nje sistemi bashkiak te informacionit mbi tregun e punes lehtesimit te kontakteve mes punedhenesve dhe punemarresve afrimin e shkolles dhe universiteteve me biznesin hapjen e mundesive per praktika mesimore prane bashkise dhe gjithe rrjetit institucional apo partnereve private te saj si dhe permes trajnimit profesional. Per kete qellim bashkia do te punoje ngushte me komunitetin e biznesit shkollat universitetet median shoqerine civile si dhe me strukturat e specializuara te qeverise dhe bashkive e komunave fqinje.
Shume te rinj qe mbarojne studimet e kane te veshtire te gjejne nje pune ne profesionin e tyre. Bashkia do ti ndihmoje keta te rinj duke financuar nje program stazhi qe do ti afroje ata me sektorin privat dhe do ti pajise me pervoje pune ne profesionin e tyre. 70 e atyre qe kryejne stazhe te tilla u ofrohet punesim i perhershem ne sektorin privat dhe ne e kemi per detyre te bejme gjithcka per punesimin e brezit te ri.
Por kjo nuk mjafton. Ne do te krijojme me shume vende pune dhe punesim me paga me te mira. Sot bashkia nuk ben asgje per punesimin. Dhe ndonese bashkia nuk mund te beje gjithcka per punesimin ajo mund te beje dicka dhe me mjaft rendesi. Misioni im eshte hapja e 30 mije vendeve te punes ne dy vitet e ardhshme. Vetem Unaza e Madhe dhe projektet e tjera te nenkalimeve dhe parkingjeve nentokesore do te krijojne mbi 5800 vende pune.
Por sektori publik nuk mund te arrije gjithcka. Per te krijuar me shume punesim dhe punesim me page me te mire ne duhet te nxisim ekonomine duke ndihmuar hapjen e bizneseve te reja dhe zgjerimin e atyre ekzistuese. Por sot bashkia jo vetem qe nuk po ndihmon por ajo po pengon.
Tirana eshte qyteti me numrin dhe nivelin me te larte te taksave dhe tarifave vendore. Jo vetem numerohen mbi 80 lloje taksash dhe tarifash vendore por niveli i tyre eshte rritur me disa here gjate dekades se fundit. Nuk ka nevoje te jesh ekonomist per te kuptuar qe me taksa kaq te larta me mire te ulesh qepenat ti vesh kycin deres dhe ta mbyllesh biznesin. Une sot deklaroj para jush objektivin Tirana vendi i duhur per te bere biznes.
Si kryebashkiaku juaj une do te heq rreth 60 taksa dhe tarifa vendore dhe do te ul 2 deri ne 5 here taksat dhe tarifat qe mbesin. Une angazhohem gjithashtu qe nepermjet thjeshtezimit te procedurave administrative dhe perdorimit te teknologjise se informacionit krijimit te parqeve industriale perdorimit te formave te ndryshme te partneritetit publik-privat per zhvillimin ekonomik dhe masave te tjera do ti japim nje impuls te ri zhvillimit te biznesit te vogel te mesem dhe te madh duke rritur mundesite e punesimit dhe reduktimin e papunesise.
Bashkia do te ndihmoje kedo qe do te sjelle biznesin e tij ne qytet duke thjeshtesuar ne maksimum burokracine bashkiake. Bashkia do te lehtesoje ne maksimum levizjen e cdo biznesi qe deshiron te vije ne Tirane nga Roma apo Milanoja nga Berlini apo Madridi ne do ti ndihmojme. Tirana do jete qendra e biznesit dhe une do bej cdo gje qe te sjell punesim dhe investime ne Tirane sepse per mua e para eshte Tirana dhe ajo duhet dhe do te jete krahperkrah kryeqyteteve te tjera te Evropes.
Po per kete na duhet te ndertojme nje Tirane moderne evropiane. Ne duhet te ndertojme me shume shkolla qe femijet tane te mos rrine ne klasa me nga 40 nxenes duhet te krijojme kushte me te mira qe mesuesit te japin mesim ne menyre dinjitoze dhe nxenesit te mesojne normalisht. Ne duhet te eliminojme mesimin me dy turne dhe te kemi klasa me me pak se 30 nxenes shkolla te hapura e te mirepajisura ku zhvillohet mesim por edhe jete sociale per nxenesit dhe komunitetin internet falas per te rinj nxenes e studente jo vetem ne shkolla por ne te gjithe territorin e qytetit. Shkollat do te shnderrohen ne qendra te jetes komunitare duke u pajisur me mjetet dhe mjediset e pershtatshme ndersa bashkia do te organizoje dhe financoje aktivitete te larmishme ndershkollore.
Tirana eshte qyteti i pare universitar i Shqiperise. Bashkia do te krijoje mundesite qe Tirana te prese dhe te mbaje ne gjirin e saj me te gjitha kushtet dhe infrastrukturat me shume se 100.000 studente. Nje Biblioteke Universitare e Tiranes eshte premtimi im konkret per Tiranen kryeqytet universitar.
Ne kemi nevoje te investojme ne infrastrukture cka do te hape fronte pune te menjehershme dhe do te ndertoje themelin e nje rritje ekonomike afatgjate. Unaza e Madhe qe do te qarkoje Tiranen do te rrise eficencen e biznesit dhe qytetareve duke shkurtuar ndjeshem kohen e transportit. Ajo do te ndihmoje edhe zhvillimin e lagjeve te Tiranes duke i lidhur ato me nje sistem modern transporti. Duke filluar nga Unaza e Madhe nenkalimet dhe parkingjet nentokesore do ta zgjidhin perfundimisht problemin e trafikut ne Tirane. Une do angazhohem edhe per nje sistem transporti publik cilesor te shtrire ne te gjithe qytetin dhe te pakushtueshem falas per te moshuarit femijet dhe personat ne ndihme sociale. Tirana ashtu si cdo kryeqytet evropian do te kete tramvajin e saj.
Ne kemi nevoje per me shume parqe dhe lulishte per rruge dhe trotuare cilesore. Ne kemi nevoje per nje plan per qytetin tone dhe jo te vazhdojme te hedhim beton dhe te ndertojme kuturu. Ky plan do te kete ne vemendje jo vetem qendren e qytetit por edhe lagjet tona kudo ku jetojne banoret e ketij qyteti. Tirana duhet te perfundoje odisene e mungeses se pafundme te planit rregullues qe gjithmone eshte afer perfundimit por asnjehere nuk perfundon duke mbetur keshtu i hapur ai bark qe pjell te gjitha abuzimet korrupsionin me lejet e ndertimit dhe perspektiven e paqarte te vleres se cdo ndertimi. Kjo do te marre fund njehere e mire.
Dhe ketu une si kryetar i bashkise nuk do te hezitoj te kundershtoj madje as vendime te marra nga Keshilli Kombetar i Rregullimit te Territorit kur ato bien ndesh me interesat afatgjate te qytetareve te Tiranes.
Une e di se ka mes jush qe pyesin se cfare raporti do te ndertoj une neser si kryebashkiak me qeverine qendrore. Per te gjithe ata qe pyesin kjo eshte pergjigjja ime Une do te punoj me qeverine qendrore sa here e lyp interesi me i mire i Tiranes por nuk do te ngurroj kurre te perballem me te nese ky interes vihet ne pikepyetje. Qeveria qendrore mund duhet dhe do te beje shume per Tiranen dhe une si kryebashkiak do te punoj me te dhe do ti jem mirenjohes per cdo ndihme kesaj mysafireje te perhershme te qytetit tone.
Lagjet tona aty ku njerezit bejne jeten e perditshme jo vetem qendra kane nevoje ti nenshtrohen nje zhvillimi dinamik ne respekt te plote per pronen private dhe nje harmoni te drejte te zhvillimit te saj ne favor te familjeve qe e zoterojne ate. Ne duhet te sjellim sherbime thelbesore dhe te krijojme nje qytet policentrik me hapesira te gjelbra dhe ambiente clodhese dhe argetuese ku njerezit te jetojne te punojne dhe te clodhen.
Bashkia do te angazhohet per nje program qe synon shpetimin e siperfaqeve te gjelbra nga prishja dhe rehabilitimin e shpejte te tyre. Gjithashtu bashkia do te ndertoje parqe te vogla dhe zona apo qendra argetuese ne shume nga zonat e qytetit ku ekzistojne ende hapesira te lira.
Permes investimeve publike por edhe partneritetit publik-privat ne do te rrisim cilesine dhe kapacitetet clodhese dhe argetuese te Parkut te Madh te Liqenit te Parkut te Dajtit si dhe do te investojme per zona te medha te gjelbra clodhese dhe argetuese ne territoret e bashkive e komunave fqinje.
Une angazhohem sot para jush per ndertimin e nje Parku tjeter te Madh te Tiranes si dhe ndertimin e Korridorit Rekreativ te Lumit te Tiranes si pjese e nje plani te ri te zhvillimit qe bashkia do te vere ne jete ne bashkepunim dhe harmonizim me bashkite dhe komunat fqinje.
Ky plan duhet ti ktheje qytetarit zerin e tij per te vendosur mbi te ardhmen dhe zhvillimin e komunitetit. Per kete qellim mbledhjet ku shqyrtohet cdo plan ndertimi per qytetin tone do jene te hapura per publikun. Ju dhe fqinjet tuaj do te keni mundesine te jepni mendimin tuaj dhe te zgjidhni te ardhmen e lagjes suaj.
Une do te kerkoj gjithashtu qe cdo ndryshim destinacioni per biznesin te jete i hapur per komentet e publikut. Nese dikush do te hape nje diskoteke te pragu i baneses suaj ju do te keni te drejten te kundershtoni.
Une do te jem nje kryebashkiak i hapur per te degjuar nga ju. Cdo te premte une do te kem orar zyrtar pritjeje ku cdo qytetar me problem te cfaredollojshem do mund te vije dhe te flase vete me kryetarin e bashkise dhe une do bej gjithcka per te zgjidhur problemin tuaj sepse ne kemi nevoje per nje kryebashkiak qe kujdeset per hallet dhe shpresat e njerezve. Nje kryebashkiak qe do ti perkushtohet Tiranes dhe qytetareve te saj me mish e me shpirt. Nje kryebashkiak per te cilin te paret jane njerezit e para eshte Tirana.
Nese duam qe Tirana te jete nje qytet modern dhe evropian neve na duhet nje plan modern urban qe jo vetem zgjidh problemet e sotme por qe i krijon metropolit tone perspektiven dhjeteravjecare te zhvillimit. Por Tirana nuk mundet kurre te realizoje potencialin e saj te plote kur korrupsioni zhbiron jetet tona. Kur bashkia harxhon 8300 leke per fryme per pagat dhe vetem 2500 leke per sherbimet ndaj qytetarit. Kur duhen plot 336 dite per nje leje ndertimi dhjetera here me shume se ne cdo qytet tjeter te Evropes disa here me shume se ne cdo qytet tjeter te vendit.
Celesi eshte transparenca. Cdo lek qe bashkia shpenzon duke perfshire rrogat e punonjesve dhe cdo kontrate qe lidhet do te publikohet ne faqen zyrtare te internetit.
Bashkia duhet te jete solidare ajo duhet te cliroje dhe inkurajoje energjite bamirese ne qytet. Ne duhet tu gjendemi ne krah njerezve ne nevoje. Bashkia do tu vije ne ndihme nenave kryefamiljare qe mbajne te vetme familjet. Nuk do te kete femije qe braktisin shkollen per arsye ekonomike ne do ti heqim nga rruga femijet qe lypin dhe do ti ulim ne bankat e shkolles bashke me moshataret e tyre per tu dhene edhe atyre shansin qe u jep shkolla per nje jete me te mire.
Tirana eshte zemra kulturore e vendit dhe e kombit tone. Ketu jeton elita e vendit dhe nje komunitet i mrekullueshem njerezish te artit dhe te kultures. Bashkia do te vendoset ne qender te nje mekanizmi dinamik qe ndjell ardhjen ne Tirane te shume aktiviteteve kulturore. Konkurset dhe cmimet bashkiake per shume fusha te kultures artit dhe letersise do te ngjallin garen per krijim art dhe kulture ne qytet.
Tirana nje destinacion turistik do te plotesohet me disa destinacione turistike perreth saj si Dajti Petrela Preza apo Kruja ndaj krijimi i nje Rrjeti te Destinacioneve te Integruara Turistike te Zones se Tiranes ne bashkepunim me koleget e komunave apo bashkive perreth kryeqytetit do te propozoje per turistet nje Tirane te vizitueshme gjithe vitin.
Dhe tani me lejoni te them dy fjale per Edi Ramen. Ai nuk eshte armiku yne. Dhe ndoshta ne krye te heres edhe ka arritur dicka per qytetin. Por qekur erdhi ne krye te Partise Socialiste interesi i tij i vetem eshte lufta me Kryeministrin Berisha dhe jo puna per Tiranen dhe qytetaret e saj. Qyteti yne ka mbetur ne vendnumero sepse ai eshte fiksuar me kolltukun e Kryeministrit dhe i eshte futur nje beteje politike per hesap te vet por qe nuk na ndihmon te ndertojme asnje shkolle te vetme nuk na shtron asnje rruge te vetme nuk na krijon asnje vend te vetem pune.
Degjova se dje tha qe do te kandidonte per Bashkine e Tiranes per tu bere Kryeminister. Pune e paqme Por a eshte kjo ajo qe kerkojne qytetaret e Tiranes kur i drejtohen dhomes se votimit per te zgjedhur njeriun qe duhet te zgjidhe hallet e tyre te perditshme ne kete qytet