Patozi fton Rucin 8 maji afer kodi nuk ndryshon

Kryetari i grupit parlamentar te Partise Demokratike Astrit Patozi i nisi dje nje leter kryetarit te grupit parlamentar te Partise Socialiste Gramoz Ruci te cilin e fton qe te ulen ne nje tryeze te perbashket
Kryetari i grupit parlamentar te Partise Demokratike Astrit Patozi i nisi dje nje leter kryetarit te grupit parlamentar te Partise Socialiste Gramoz Ruci te cilin e fton qe te ulen ne nje tryeze te perbashket me date 29 mars ne mjediset e Kryesise se Kuvendit se bashku me partite e tjera parlamentare. Kjo tryeze sipas Patozit do te behet ne prani te prezences se OSBE-se. Ftesen kryetari i grupit parlamentar demokrat e ka bere nepermjet nje letre te hapur ku njofton se pjese e diskutimit do te jete pergjegjesia dhe bashkepunimi per zgjedhjet vendore por do te mbetet jashte tij opsioni per te ndryshuar Kodin. Koha eshte e pamjaftueshme sipas kryekuvendorit demokrat per te nderhyre ne ligj pasi procesi eshte ne faze te perparuar. Jashte diskutimit mbetet edhe riformatimi i KQZ-se.
Tashme administrata zgjedhore me ne krye KQZ-ne qe eshte organi suprem per organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve por edhe administrata shteterore ne nivel qendror dhe vendor jane ne nje faze te avancuar dhe intensive te zbatimit te kuadrit ligjor per pergatitjen e zgjedhjeve duke adresuar te gjitha ato rekomandime te raportit te OSBE/ODIHR-it qe kerkojne veprim administrativ pa ndryshuar ligjin. Cilesia teknike e ligjit te zgjedhjeve ashtu si ajo e infrastruktures zgjedhore ka marre vleresimet e OSBE-se por pjesa qe ka ceduar sipas Patozit ka qene nga politizimi i aspekteve teknike te procesit.
Kuadri yne kushtetues dhe ligjor per zgjedhjet perfshin te gjitha parimet standardet dhe garancite e nevojshme te percaktuara nga OSBE-ja dhe Keshilli i Evropes. Ne kete takim me angazhimin e gjithsecilit te shqyrtojme pergjegjesite qe duhet te marrin partite tona per adresimin e mundshem te rekomandimeve per forcat politike ne respekt te plote te kuadrit kushtetues e ligjor ekzistues - thote Patozi ne letren e tij. Ne tryezen qe do te mbahet ne oren 1100 te Kryesia e Kuvendit do te jene gjithashtu te gjitha partite e tjera parlamentare dhe kreu i OSBE-se ne Shqiperi. Patozi citon ne pjesen me te madhe te letres se tij pasazhe te raportit te ketij institucioni per zgjedhjet e 2009-s dhe 31 rekomandimet e tij. Partite politike nuk duhet te lejohen qe te zevendesojne ne menyre arbitrare anetaret e komisioneve te nivelit me te ulet. Mbi punonjesit e sektorit publik aktivistet politike apo qytetaret e tjere te mos ushtrohet presion qofte per te marre pjese ne aktivitete te fushates qofte per te mos u marre me veprimtari politike apo per te votuar ne nje menyre te caktuar. Nese realizohet kjo do te jete tryeza e dyte e partive para zgjedhjeve lokale duke i kujtuar ne te njejten kohe se zgjedhjet per pushtetin vendor te dates 8 maj po afrojne dhe pergatitjet per to kane hyre ne faze intensive. Procesi zgjedhor perfshin nje numer aktoresh si administrata zgjedhore e te gjitha niveleve pushteti qendror dhe ai vendor subjektet zgjedhore vezhguesit dhe shoqeria civile por pa dyshim nje rol kyc luajne partite politike ne perputhje me detyrimet qe u percakton ligji - shkruan Patozi duke perfunduar se sinergjia e kontributit te perbashket e te gjithe aktoreve krijon kornizen dhe truallin e nevojshem qe zgjedhjet te jene nje celebrim i plote i demokracise. Gjithsecili prej tyre ka rol te percaktuar qarte dhe e kryen ate pa nderhyre ne detyrat e aktoreve te tjere - deklaroi z. Patozi.
Objekti i tryezes dhe pergjegjesite e partive
Per te permiresuar procesin zgjedhor dhe arritjen e te gjitha standardeve nderkombetare raporti i OSBE/ODIHR-it sugjeron 31 rekomandime ku disa prej tyre u drejtohen drejtperdrejte ose terthorazi partive politike. Tashme administrata zgjedhore me ne krye KQZ-ne qe eshte organi suprem per organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve por edhe administrata shteterore ne nivel qendror dhe vendor jane ne nje faze te avancuar dhe intensive te zbatimit te kuadrit ligjor per pergatitjen e zgjedhjeve duke adresuar te gjitha ato rekomandime te raportit te OSBE/ODIHR-it qe kerkojne veprim administrativ pa ndryshuar ligjin. Theksojme se stabiliteti i procesit pergatitor i bazuar ne zbatimin e rregullave qe kemi miratuar me konsensus te plote ka nje rendesi themelore per standardin e zgjedhjeve. Ne kete kontekst dhe duke vleresuar maksimalisht rendesine e procesit pergatitor zgjedhor ne mendojme se i nje rendesie themelore mbetet rekomandimi i pare i ketij raporti i cili kerkon qe partite politike duhet te tregojne vullnet politik per zhvillimin e zgjedhjeve demokratike ne perputhje me privilegjet e medha qe gezojne sipas ligjit ne lidhje me zhvillimin e zgjedhjeve. Ato duhet te realizojne detyrat e tyre zgjedhore ne menyre te pergjegjshme ne interesin e pergjithshem te Shqiperise. Kjo vlen edhe per performancen e komisionereve zgjedhore dhe nepunesve te zgjedhur e te emeruar te te gjitha niveleve te cilet nuk duhet ti mbeshtesin veprimet dhe vendimet e tyre ne lidhje me zgjedhjet ne ceshtje apo bindje politike. Gjithashtu rekomandimi 9 i raportit kerkon qe me qellim pavaresine dhe profesionalizmin e administrates zgjedhore partite politike nuk duhet te lejohen qe te zevendesojne ne menyre arbitrare anetaret e komisioneve te nivelit me te ulet. Zevendesimi duhet te lejohet vetem per arsye specifike te shprehura qarte ne ligj ndersa ne rekomandimin 16 kerkon qe autoritetet ashtu si edhe partite politike duhet te marrin hapa vendimtare per te siguruar qe mbi punonjesit e sektorit publik aktivistet politike apo qytetaret e tjere te mos ushtrohet presion qofte per te marre pjese ne aktivitete te fushates qofte per te mos u marre me veprimtari politike apo per te votuar ne nje menyre te caktuar. Cdo rast i nje presioni te tille duhet te hetohet me hollesi dhe fajtoret te sillen perpara drejtesise ne perputhje me ligjin. Nderkohe qe OSBE/ODIHR dhe Komisioni i Venecias percaktojne se kuadri ligjor shqiptar per zgjedhjet perben nje themel te kompletuar teknik per zhvillimin e zgjedhjeve demokratike ne jemi te bindur se angazhimi me vullnet te plote politik jo vetem i partive te mazhorances se qeverise por edhe atyre te opozites parlamentare qofte ne zbatim te detyrimeve te tyre ne administrimin zgjedhor apo si subjekte zgjedhore ne perputhje me kuadrin ekzistues kushtetues dhe ligjor do te rriste maksimalisht standardet e procesit zgjedhor. Kuadri yne kushtetues dhe ligjor per zgjedhjet perfshin te gjitha parimet standardet dhe garancite e nevojshme te percaktuara nga OSBE-ja dhe Keshilli i Evropes per rrjedhoje zbatimi dhe respektimi i plote dhe vullnetmire i kuadrit kushtetues dhe ligjor dhe institucioneve te mandatuara prej tyre eshte garancia me e mire jo vetem per permbushjen e interesave legjitime te subjekteve zgjedhore por mbi te gjitha te interesit te zgjedhesve shqiptare.
Pretendimet e aleateve pezull marreveshja me PS-ne
Pretendimet e aleateve po mbajne pezull nenshkrimin e marreveshjeve paraelektorale me PS-ne. Megjithese eshte regjistruar ne KQZ koalicioni i majte nuk ka perfunduar ende marreveshjen e kandidimit ne zgjedhje. Nje prej aleateve te vjeter te PS-se Paskal Milo deklaroi dje se i ka bere te qarta pretendimet per zona te lira te cilat jane ne perputhje te plote me peshen politike te partise qe ai drejton. Ne pretendojme nje bashki dhe disa komuna. Bashkia qe ne pretendojme eshte Bashkia e Roskovecit. Keto negociata te cilat mund te mbyllen ose neser ose pasneser shpresoj te na sjellin ne nje kompromis te arsyeshem te pranueshem per te gjithe - u shpreh per AS Paskal Milo kreu i PDS-se.
Dy dite me pare pasi Edi Rama kryesuesi i koalicionit te majte te emertuar Aleanca per te ardhmen shpalli rikandidimin e tij per kryetar te bashkise me te madhe ne vend Paskal Milo shprehet besimplote se do te jete fitues ne Tirane dhe kjo sipas tij jo per shkak te solidaritetit politik.
Edi Rama do fitoje dhe kete nuk e them per shkak te faktit qe jemi partnere ne nje koalicion por e shoh per vete faktin se shumica e qytetareve te Tiranes kane besim te Edi Rama te aftesite e tij qeverisese qe ai ka deshmuar per 10 vjet e shoh tek vete orientimi i shumices qytetare te Tiranes qe duan njerez te cilet kane dhene prova qe dine te qeverisin. Nuk me shkon ndryshe ne mendje vec nje fitore e paster e Edi Rames - tha Milo. Megjithese gara eshte per drejtues administrative Milo u shpreh se ne te vertete beteja eshte politike dhe jane shume te rendesishme te shmangen manipulimet duke akuzuar mazhorancen se ka nisur te shfaqe dyshime per kete tek listat e zgjedhesve.