E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha Vepra e Nene Terezes frymezim per gjithe njerezimin

Me rastin e tete vjetorit te Lumturimit te Nene Terezes Kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha zhvilloi nje vizite ne nje nga shtepite e hapura ne kryeqytet nga Urdhri i Misionareve te Nene Terezes.

Kryebashkiaku Basha e ka cilesuar verpemn e bamireses shqiptare si frymezim per te gjithe njerezimin.
Misioni i Nene Terezes roli dhe kontributi qe po japin sot ne mbare boten misionaret e saj eshte i jashtezakonshem dhe motiv i forte per cdo njeri per te percjelle sa me shume dashuri tek ata qe jane te semure te moshuar femije apo ne pamundesi ekonomike- theksoi Basha.

Ne kete pervjetor qe perkon edhe me 20 vjetorin e nisjes se punes se motrave te Nene Terezes ne Shqiperi Basha vizitoi qendren e misionareve qe ndodhet ne kryeqytet.

Kryebashkiaku shprehu angazhimin dhe gadishmerine e Bashkise se Tiranes per te bashkepunuar me urdhrin e Misionareve te Nene Terezes e cila ka dy shtepi te hapura ne Tirane.

Bashkia e Tiranes do te angazhoje ndihma dhe fonde per keto shtepi bamiresie ne menyre qe te moshuarit personat me aftesi te kufizuara dhe qe nuk kane nje strehe apo ata ne pamundesi ekonomike te kene edhe nje vend me shume per tiu ardhur ne ndihme- premtoi Basha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›