Keshilli i Europes miraton rezoluten per Shqiperine

Ne pr/ rezoluten e miratuar nga KiE-ja kerkohet qe Shqiperia te lere menjane zhvillimet paszgjedhore e te shmange debatet politike por te gjitha palet te bashkepunojne per reformat. Paleve politike u kerkohet te nisin urgjentisht dialogun konsturktiv ne te mire te shqitpareve dhe per te patur edhe arritje te standarteve te kerkuara. Rezoluta u miratua gjate seances se Kongresit te Autoritetit Rajonal dhe Lokal ne Keshillin e Europes ku u diskutua per zgjedhjet vendore te 8 majit dhe rekomandimet per zgjedhje me te mira. Nder te tjera ne raport thuhet se zgjedhjet lokale te 8 majit ishin shume te rendesishme dhe ato u zhvilluan ne menyre demokratike. Sipas raportuesit te Partise Popullore Volkram Gebel numerimi i votave u shoqerua me tensione dhe polaritet politik per shkak te interpretimeve te ndryshme lidhur me procesin.
Ne fund te raportit Gebel i beri thirrje forcave politike ne Shqiperi qe te nisin menjehere dialogun politik ne menyre qe te zhvillojne zgjedhje me te mira ne vend dhe te pakontestuara ne te ardhmen. Kongresi ne keshillin e europes eshte gati te mbeshtese veprimet per te permiresuar apo per te shtuar ushtrimin e demokracise locale dhe ne vecanti te zgjedhjeve locale per te ndihmuar perfaqesuesit e rinj te zjgedhur ne ceshtjet e demokracise sociale dhe per te kontribuuuar ne implementimin e nje klime besimi dhe demokracie te vertete.