E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, vetëvaret 30- vjeçari, jetonte vetëm

Burime nga Durrësi bëjnë të ditur se sot një 30-vjeçar është gjetur i vetëvarur.

Burime të policisë sqarojnë se viktima është 30-vjeçari Shpëtim Qorrja, një banues në lagjen nr 1 të qytetit bregdetar. 30-vjeçari, i cili jetonte i vetëm, është gjetur i vetëvarur në tualetin e banesës së tij nga fqinjët.

Paraprakisht dyshohet se shkak i vetëvarjes ka qenë gjendja e depresionit, pasi 30-vjeçari ishte divorcuar pak kohë më parë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›