E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: Vizat hiqen brenda nje viti

INTERVISTA/ Ministri i Jashtem Lulzim Basha shpjegon nga Brukseli, arsyet pse Bashkimi Evropian do te mbaje te hapur ne vemendjen e tij, ceshtjen e zgjerimit te metejshem

Ministri i Jashtem Lulzim Basha eshte optimist se Bashkimi Evropian do te mbaje te hapur ne vemendjen e tij ceshtjen e zgjerimit te metejshem. Ne Bruksel ku ministrat e jashtem te BE-se i hapen driten e gjelber Islandes per te filluar bisedimet e anetaresimit vetem pak jave pas aplikimit, Basha i dha dje interviste BBC-se. Duke iu pergjigjur shqetesimeve evropiane per vonesat ne daljen e rezultateve te zgjedhjeve, Basha thote se procesi gati njemujor i numerimit te votave eshte brenda cdo afati ligjor.

Cili eshte reagimi juaj pas mesazhit te dhene nga ministrat e jashtem te BE-se ne Bruksel?

Duhet kuptuar si nje mesazh shume inkurajues per Shqiperine dhe per shqiptaret. Mendoj se deklarata e Bashkimit Evropian qartesisht rikonfirmon mbeshtetjen qe Bashkimi Evropian i jep axhendes se zgjerimit ne Ballkanin Perendimor dhe merr shkas pikerisht ne kete deklarate nga aplikimi i Shqiperise i paraqitur ne 28 prill, nga kryeministri Berisha presidences se radhes dhe i cili pritet te trajtohet sipas kesaj deklarate pas perfundimit te procedurave zgjedhore.

Kur eshte fjala per procedurat zgjedhore, njoftimet nga Brukseli lene te kuptohet se ne qender te vemendjes se takimeve dhe bisedimeve qe keni pasur ju atje ka qene pikerisht edhe zvarritja e shpalljes se rezultateve perfundimtare te zgjedhjeve?

Nuk do te thoja se ka nje kapercim sa i perket kohes qe ka marre procesi sepse kjo kohe eshte parashikuar me ligj. Une mendoj se qartesisht procesi vleresohet nga te gjithe partneret tane evropiane. Eshte nje proces i cili tashme eshte i perfunduar, por teknikisht KQZ-se, Komisionit Qendror te Zgjedhjeve do t'i duhet te prese edhe per keto pese dite te kesaj jave ne menyre qe te ezauroje afatin peseditor ligjor qe i jep kodi cdo force politike apo cdo subjekti politik per te ankimuar ndarjen e mandateve dhe merr formen e prere ne daten 1 gusht. Pra jo me shume se afer nje muaj pas dites se zgjedhjeve ne kemi perfunduar cdo procedure teknike, cdo kontestim. Pra, mendoj se krahasuar edhe me zgjedhjet e tjera ne Shqiperi, por krahasuar edhe me zgjedhje te standardeve euroatlantike, kjo eshte nje kohe jashtezakonisht e arsyeshme per te perfunduar nje proces zgjedhor duke perfshire ketu edhe periudhen e kontestimeve dhe konfirmimeve.

Kur eshte fjala per kontestimet, cfare mund te thoni per kontestimet qe vijne nga blloku i majte, saktesisht sot pasdite do te dihet edhe qendrimi i Partise Socialiste dhe aleateve te saj lidhur me njohjen apo, nuk perjashtohet mundesia, edhe mos njohjen e ketyre rezultateve?

Mendoj se duhet te sqarojme qartesisht dy ane te ketij diskutimi. E para ka te beje me anen ligjore, dhe ketu qartesisht nuk ka vend per hamendesime, pasi KQZ-ja me vote unanime 7 me 0 ka miratuar te gjitha mandatet perkatese per cdo qark te Shqiperise cka do te thote se KQZ-ja, si nje organ i zgjedhur me vote unanime te Partise Demokratike dhe te Partise Socialiste ne parlamentin shqiptar duke zbatuar kodin, po keshtu te miratuar ne menyre unanime nga deputetet e Partise Socialiste dhe Partise Demokratike ne kuvendin shqiptar, i ka dhene pergjigjen perfundimtare kesaj pyetje. Pra nuk ka asnje kontestim ligjor i cili nuk eshte trajtuar ne menyre ligjore, dhe qe nuk ka marre pergjigjen ligjore. Pjesa e dyte sigurisht ka te beje me politikat e brendshme te Partise Socialiste dhe me faktin se statuti i kesaj partie parashikon pasojat e caktuara per lidershipin e Partise Socialiste ne lidhje me rezultatin humbes te Partise Socialiste ne zgjedhjet e 28 qershorit. Personalisht mendoj se nuk duhet qe partia Socialiste apo lidershipi i saj te vendose interesat e ngushta te nje personi, nje grupi apo te nje klani mbi ato kombetare duke hedhur ne tregun e retorikes politike fjale te tilla te renda dhe pa vend ne vitin 2009 per nje vend anetar te NATO-s, sic eshte bojkoti politik, por natyrisht kjo eshte ne dore te Partise Socialiste, e cila pa dyshim do te mbaje edhe barren e plote te pergjegjesise per cdo vendim qe merr.

Keni pasur bisedime qofte edhe telefonike me zyrtare te larte te Bashkimit Evropian, perfshire edhe ministrin e jashtem te Suedise Bildt, qe eshte kryesues i radhes i BE-se, lidhur me ceshtjen e regjimit te vizave. Nuk ju vjen keq qe vetem Shqiperia dhe Bosnja u vecuan nga heqja e vizave per momentin?

Ne raport me nje nga kriteret kryesore teknike, pasaportat biometrike, momenti i fundit i verifikimit nga Komisioni Evropian dhe nga Bashkimi Evropian ne teresi ishte maj i ketij viti. Shqiperia sapo kishte nisur procesin e prodhimit te pasaportave biometrike. Opinionit publik i kujtohet qarte se pasaporta e pare eshte leshuar ne prani te zevendeskomisionerit Jacques Barrot, i cili ndodhej per nje vizite zyrtare ne Tirane.

Por ne kete kontekst une dua te perseris, se pari, angazhimin e shprehur qarte nga qeveria shqiptare, nga kryeministri Berisha, per te ecur perpara ne procesin e pasaportave biometrike, proces i cili sot po ecen me nje ritem shumefish me te larte se sa ai i pritshem apo i deklaruar perpara zyrtareve te Komisionit Evropian, para te cileve kemi deklaruar se nga fundi i vitit do te kemi 100 mije qytetare te pajisur me pasaportat biometrike, dhe me ritmet e sotme jam i sigurt se ky ritem do te dy, tre apo katerfishohet. Dhe se dyti, ashtu sic e ka bere te qarte edhe Brukseli zyrtar, verifikimi i ketij procesi, i cili ndodh ne periudhen tetor, nentor, qartesisht do te hape dyert edhe per Shqiperine edhe per shqiptaret. Nje gje do te jete e sigurt, qe angazhimi i kryeministrit Berisha, i qeverise se tij, qe brenda vitit te pare te mandatit te dyte shqiptaret te levizin pa viza ne hapesiren Shengen, eshte plotesisht i realizueshem dhe ne po punojme qe kete premtim jo vetem ta realizojme ne kohen e duhur, por edhe ta afrojme sa me shume per te cilen po ashtu mbetem optimist.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›