PS s'njeh zgjedhjet, hyn ne Kuvend
Partia Socialiste nuk e pranon rezultatin e zgjedhjeve dhe per rrjedhoje e konsideron legjitimitetin e institucioneve qe dalin prej tyre si parlamentin dhe qeverine, te cunguar. Me shumice derrmuese votash, Asambleja Kombetare e PS-se, miratoi dje rezoluten e propozuar nga Edi Rama per zgjedhjet parlamentare te 28 Qershorit, duke rrezuar keshtu variantin e mbeshtetur nga nje grup socialistesh me ne krye Ben Blushin, per njohjen e humbjes ne keto zgjedhje. Vetem me 15 vota kunder, ne asamble u votua propozimi i Edi Rames, qe te konsideroje me legjitimitet thellesisht te cunguar cdo produkt institucional dhe politik te rezultatit te zgjedhjeve, duke shprehur bindjen se zgjedhjet e parakohshme jane nje objektiv i imponuar per t'i dhene sovranitet te pa kontestueshem parlamentin dhe nje mandat legjitim qeverise. Dy rezolutat e propozuara, kane te perbashketen e vetme qe PS te mos e bojkotoje Kuvendin, por te marre pjese ne te si dhe te punoje per hetimin e zgjedhjeve parlamentare. Ne rezoluten e propozuar dhe lexuar ne Asamble nga vete Rama, afirmohet qe "PS do te beje deri ne fund transparencen e plote te procesit zgjedhor me te gjithe instrumentet ligjore e kushtetues. Partia Socialiste nuk do te bojkotoje punimet e Kuvendit, por kerkon realizimin e zgjedhjeve te parakohshme". Ne variantin e propozuar nga Ben Blushi, i rrezuar ne Asamble, sugjerohej pranimi i humbjes ne keto zgjedhje. Ne projektin e nje grupi anetaresh me ne krye Blushin, kerkohej nje analize e thelle e humbjes dhe identifikimit te shkaqeve te rezultatit te zgjedhjeve. Po keshtu dhe respektimi i te gjitha rregullave statusore qe lidhen me pergjegjesit per humbjen e zgjedhjeve dhe funksionimin e forumeve te partise. Projekti i Blushit, u lexua ne Asamble nga Mimoza Hafizi, por nuk u pranua pasi pro tij ishin vetem 15 anetare. Vete Blushi ndonese pranoi se standardet ne zgjedhje nuk u arriten ritheksoi faktin se PS humbi ne to dhe duhet ta pranoje. Nje mendim ky, i cili nuk u pranua ne asamble. Perkundrazi, Erjon Brace e cilesoi kete projekt si nje teze te turpshme, pasi sipas tij ne zgjedhje pati deformim te votave. Gjate diskutimeve te zhvilluara, Arben Malaj, u shpreh se rezultati i zgjedhjeve eshte i dukshem dhe humbja duhet te pranohet dhe te nise analiza per te. Por mendimi ndryshe i dhene ne Asamble, ndonese u degjua nuk u mbeshtet nga shumica e anetareve. Ndersa Pandeli Majko, duke vleresuar rezoluten e Rames perjashtoi ekzistencen e krizes ne kampin e majte dhe ia faturoi ate qeverise handikap te krijuar me Berishen dhe Meten. Nderkohe Blushi, pas votimit tha se u imponuar shmanga e bojkotit te Kuvendit.