E Martë, 3 Nëntor 2026

Basha: Vota për Koalicionin Euroatlantik, garanci për luftë kundër korrupsionit

TIRANË, 9 maj /ATSH/ Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha vijuan sot takimet me qytetarë dhe biznese në ditën e fundit të fushatës.

Ai u ndal sot në njësinë 1 në Tiranë, ku tha se qytetarët janë të mbushur me shpresë dhe kjo ndihet në çdo takim.

Basha tha se vota për numrin 4 është garanci për luftën kundër korrupsionit, që paratë të shkojnë tek qytetarët.

“Dy ditë para zgjedhjeve qytetarët janë të mbushur me shpresë. Ajo që mungonte sot e ndjejmë në çdo takim, sepse vota për numrin 4 Koalicionin Euroatlantik është garanci për luftë kundër korrupsionit, garanci që paratë mos të përfundojnë më në xhepat e shokëve tek 7×7=313, por të kthehen tek ekonomia shqiptare, tek xhepat e shqiptarëve. Ndaj mos harroni, dilni dhe votoni numrin 4, Koalicionin Euroatlantik”, tha ai.

Basha gjithashtu foli për pikat e programit të Koalicionit Euroatlantik, që do u vijë  në ndihmë sipërmarrësve, familjeve shqiptare dhe të rinjve. /j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›