Basha: Votoni masivisht e në mënyrë civile
TIRANE- Rreth orës 10:00 ka votuar në qendrën e votimit të ngritur tek çerdhja nr.13 në kryeqytet edhe kryebashkiaku, Lulzim Basha. Pasi ka hedhur votën, Basha u ka bërë apel qytetarëve të Tiranës të votojnë pasivisht e në mënyrë civile.
“Falenderoj qytetarët e Tiranës për kontributin dhe mënyrën si e përcollën këtë fushatë. Uroj që procesi zgjedhor të vazhdojë me të njejtin shpirt festiv e civil dhe që qytetarët të marrin pjesë masivisht në të, që të vazhdohet me vepra të mira”, tha Basha.
Më tej kryebashkiaku Basha u bëri thirrje komisionerëve dhe vëzhguesve “të vazhdojnë administrimin e procesit në përputhje me ligjin, të dëgjohet zëri i çdo qytetari në çdo qendër votimi”.
Në lidhje me incidentin në Laç, Basha u shpreh se nuk kishte informacione.
(m.a/BalkanWeb)