Kalaja: Policia e burgjeve mbrohet për herë të parë me kontratë
Policia e Burgjeve do të mbrohet për herë të parë nëpërmjet një kontrate kolektive nga vetë sindikata e saj. Nënshkrimi i kësaj kontrate është i një rëndësie të veçantë për krijimin e kushte të punës për mbrojtjen e tyre në vendin e punës si edhe për detyrimet që ato kanë ndaj punëdhënësit, apo për liritë sindikale etj. Nënshkrimin e kësaj kontrate e kësaj kontrate e ka bërë publike ditën e djeshme vetë kreu i sindikatës së burgjeve Gazep Vata. Në fjalën e tij përshëndetëse Vata ka theksuar se policia e Burgjeve do të mbrohet me kontratë kolektive nëpërmjet vetë federatës së saj. Kjo kontratë kolektive është nënshkruar në përputhje me Kodin e Punës në Republikën e Shqipërisë dhe dua ti siguroj të gjithë punonjësit e policisë së Burgjeve që janë të sindikuar ose jo, se Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë do të zbatojë dhe do të respektojë me seriozitet të gjitha kushtet që parashikohen në kontratë. Tha përpos të tjerave kreu i sindikatës së burgjeve Vata. Sindikata e Pavarur e Policisë së Burgjeve ka fituar zotësinë e saj juridike në bazë të vendimit të Gjykatës shkallës së parë të Tiranës me nr. Vendimi 12442 dt. 18.12.2012. Më datë 4-6 2013 për herë të parë në lëvizjen sindikaliste në Shqipëri, u nënshkrua kontrata kolektive midis Sindikatës së Pavarur të Policisë së Burgjeve dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Kjo sindikatë shtrihet në të gjithë territorin e Shqipërisë e cila përfaqëson 23 institucione të ekzekutimeve dhe vendimeve penale dhe paraburgimit, me një anëtarësi sindikale mbi 1500 anëtar. Disa element të rëndësishëm të kësaj kontrate janë si më poshtë. Koha e punës dhe e pushimit sipas Dispozitave të Kodit të Punës. Gjithashtu sipas ligjit koha normale e punës duhet të jetë 40 orë në javë. Ndërsa pushimet vjetore janë nga 30 deri në 45 ditë. Sindikata e burgjeve sipas kontratës së nënshkruar do të përfitojë përcaktimin e saktë të pagave sipas gradës dhe funksionit si edhe përfitimin e një page shtesë në fund të vitit. Gjithashtu do të ketë benifite shtesa në pagë për orët e punës si edhe në turnin e natës. Siguria dhe shëndeti në punë si dhe kushtet e punës sipas ligjit mbi sigurinë dhe shëndetin në punë dhe në mënyrë të veçantë mbrojtjen e punonjësve femra do të jetë një nga pikat e rëndësishme që do të mbrohen në kontratë. Një element i rëndësishëm i kontratës është procedura e ankimimit të çdo punonjësi për masa ndëshkimore të marra ndaj tyre dhe e drejta e tyre për tu mbrojtur nga sindikata.