Arrestohen prindërit e moshuar, vranë djalin dhe e hodhën në lumë
Tiranë/Kufoma e gjetur pasditen e djeshme në lumin e Tiranës, dyshohet se është masakruar me thikë nga vetë prindërit e tij dhe pasi ishte mbështjellë me qese plasmasi është hedhur në lumin e Tiranës për të fshehur gjurmët. Ngjarja e rëndë sipas të dhënave të policisë së Tiranës dyshohet se ka si motiv një zënkë të përsëritur dhe pas debatit të dy ditëve më parë, prindërit në gjendje depresive e kanë masakruar me thikë djalin e tyre, Agron Fisniku, ndërsa ditën e djeshme janë arrestuar nga Policia e Tiranës. Uniformat blu lidhur me këtë ngjarje të rëndë kanë gjetur në banesën e dhe thikën me të cilën dyshohet se u krye vrasja makabre. Policia e Tiranës ka bërë me dije se pas hetimeve dhe ekspertimit nga mjekësia ligjore të kufomës ditën e djeshme është bërë dhe identifikimi i trupit thuajse të dekompozuar të 44 vjeçarit të gjetur pranë Lumit të Tiranës. Burimet e ekspertizës bëjnë me dije për se viktima është Agron Fisniku 44-vjeç me kartelë shëndetësore si i sëmurë psikik disa herë i shtruar në spitalin e sëmundjeve mendore në Tiranë.
Hetimet
Nga hetimet paraprake dyshohet se 44-vjeçari ka mbetur i vdekur pas një krimi në familje ku shkak ishte dhuna e vazhdueshme që 44-vjeçari ushtronte ndaj prindërve të tij të moshuar. Policia bën me dije se viktima pas një sherri është vrarë nga prindërit e tij të cilët të trembur pas aktit e kanë hedhur trupin e djalit të tyre në lumë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ekspertiza e kufomës e kryer nga mjekësia ligjore bëhet fjalë për vrasje. Ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e ngjarjes. Më herët u dhanë të dhëna se në parakrahun e majtë viktima kishte një tatuazh në formë spirance me një yll.
Vrasja
Vrasja e 44 vjeçarit ka ndodhur mesnatën e së enjtes, ndërsa trupi i pajetë i 44 vjeçarit u gjet në afërsi të Tufinës. Sipas policisë Agron Fisniku, është vrarë gati një javë më parë nga prindërit, në banesën e tyre në Babrru. Më pas trupi është transportuar dhe hedhur në lumin e Tiranës, pranë Urës së Qerosës ku edhe u gjet. Policia dyshoi që në momentin e gjetjes së kufomës për tre plagë në bark, të cilat pas ekspertizës rezultuan të ishin plagët vdekjeprurëse me thikë. Burimet thanë se është gjetur edhe thika në banesën e prindërve të Fisnikut. Ngjarja e ka zanafillën në një grindje banale, ndërkohë që për viktimën ka deklarime në polici se ishte i dhunshëm dhe me probleme psikike. Familja e 44 vjeçarit dyshohet të jetë rome dhe sipas policisë gjendja