E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha-Vujanovic, bashkepunim ekonomik, turistik dhe kulturor

Kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, priti ne nje takim Presidentin e Malit te Zi, Filip Vujanovic. Ne takim, zoti Basha dhe Vujanovic nenvizuan rendesine e vendosjes dhe intensifikimit te nje bashkepunimi mes Tiranes dhe Podgorices. Zoti Basha nenvizoi se afersia gjeografike dhe infrastruktura e permiresuar ndjeshem vitet e fundit qe i lidh dy kryeqytetet, eshte nje mundesi e mire per te rritur bashkepunimin ne fushen e turizmit, artit, kultures dhe rritjes se investimeve. Vujanovic tha se Tirana eshte bere nje qytet atraktiv per turistet. Basha dhe Vujanovic diskutuan per bashkepunim mes operatoreve turistike per pergatitjen e guidave dhe planifikimin e tureve te perbashketa turistike te Tiranes dhe Podgorices. Kryetari i Bashkise se Tiranes nenvizoi se Tirana mirepret artistet malazeze te japin shfaqje ne Tirane sikunder eshte e gatshme te krijoje mundesite per promovimin e traditave dhe kulinarise malazeze ne rruget e Tiranes. Te njejten gje, tha Basha, Tirana eshte e gatshme te beje edhe ne Podgorice, Budva, Kotorr e qytete te tjera te Malit te Zi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›