Rama darkon në një restorant italian: Djali i pronarit si shqiptarët, shan shqip
FIRENZE-Në Firenze të Italisë pasi mbylli një takim me studentët fiorentinas, kreu i PS, Edi Rama ka darkuar në një restorant me emrin ‘Giannino’, ku sic shprehet Rama shërbimi kryhet nga shqiptarët duke takuar disa prej tyre. Në rrjetin social të Twitterit, Rama poston disa shprehje dhe foto. Në një prej tyre me djalin e pronarit që sic thotë Rama, është bërë njësh me shiqptarët e punësuar në restorant.
“Me Besmirin në restorant ‘Giannino’, ku shqiptarët sundojnë si grup kamarieresh të cilësisë së lartë. Alberto, djali i pronarit që është bërë njësh me kamarieret shqiptare (di cdo të sharë në shqip:-)”, shkruan tërë humor Rama.
Pak para darkes, dje Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama zhvilloi në Firenze të Italisë një takim me studentë të Universitetit fiorentin ‘Aula Magna’.
Rama u shpreh se debati mes studentët ka qenë i gjerë dhe shumë prej tyre shprehën dëshirën për t’u përfshirë në projektin e PS.
“Kënaqësi këmbimi i opinioneve me studentët në universitetin e Firenzës mbi taksat, shërbimin shëndetësor, arsimin publik e zgjedhjet sigurisht”, shkruan Rama në rrjetin social, Twitter.
“Thuajse 3 orë debat plot pyetje, shqetësime, dëshire për t'u angazhuar në projektin e të ardhmes. Ideja e Rilindjes Shqiptare penetron përditë”.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Rama darkon në një restorant italian