Basha: Keto dite presim investitore te medhenj
Kryetari i Bashkise se Tiranes theksoi se kete muaj hidhen hapa te rendesishem perpara, drejt realizimit te objektivit per te ndertuar nje Tirane moderne europiane. Sipas tij, pavaresisht se eshte muaji i Europes, ne maj, pak a shume e gjithe bota zbret ne Tirane. "Ne presim ne keto dite nje delegacion shume te madh investitoresh, nga nje prej fuqive te reja, por shume te medha ekonomike te botes, qe eshte Kina, te cilet vijne te informuar per planet tona te zhvillimit dhe me deshire e plane konkrete per te qene pjese e investimeve te huaja ne Tirane, investime te cilat kane nje rol te vecante ne rritjen e gjallimin e ekonomise, ne krijimin e shanseve per punesim, vecanerisht per brezin e ri", - tha Basha. Ai shtoi se ne te njejten kohe qe do te vendosen fituesit e konkursit te bulevardit, ne Tirane mberrin nje delegacion i posacem i dy prej organizatave vendimmarrese dhe zhvilluese te shtetit te Katarit, i cili eshte afer hapave finale per vendimmarrjen, sa i perket financimit te kesaj vepre gjigante te infrastruktures. "Ne qender te vemendjes eshte prioriteti yne i pare, zhvillimi ekonomik, rritja e shanseve per mireqenie dhe punesim, ndodhet perpjekja jone e gjithanshme per nje Tirane moderne evropiane, ne formen e nje plani te ri urbanistik te qytetit dhe korridorit te ri te zhvillimit, bulevardit te ri dhe lumit te Tiranes dhe po keshtu eshte edhe muaji kur nje sere investimesh publike te planifikuara, te detajuara, te projektuara, te prokuruara do te fillojne te marrin jete ne lagjet e ndryshme te qytetit te Tiranes" - theksoi Basha.