Basha apo Rama kreu i bashkise Tirane sot vendos Kolegji Zgjedhor
Pas vendimit të KQZ-së që shpalli zyrtarisht fitues Lulzim Bashën, pritet që të vendosë sot Kolegji Zgjedhor, pas ankimit të PS-së, nëse ky vendim ka qenë i drejtë, apo do të kemi një vendim tjetër.
Vendimi i këtij institucioni do të përcaktojë nëse fituesi i bashkisë së Tiranës do të jetë kreu i selisë rozë, Edi Rama, në bazë të numërimit të votave në datën 16 maj, apo kandidati i mazhorancës, Lulzim Basha, i cili kaloi në avantazh pas numërimit të votave të kontestuara nga KQZ-ja.
Seanca e kolegjit është paralajmëruar paraditen e sotme dhe relator i çështjes është gjyqtari Tom Ndreca.
Shtyrja e vendimit, rreth një javë më parë, u bë pas ndryshimit të padisë së bërë nga Partia Socialiste për të shpallur të pavlefshme procedurën e ndjekur nga KQZ për numërimin e fletëve të hedhura në kutinë e gabuar.