E Diel, 1 Nëntor 2026

Orban Gjeta nje Shqiperi me transformime mjaft te medha

Pas takimit me kryeministrin Sali Berisha, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka takuar edhe kryeparlamentaren Jozefina Topalli.

Gjatë takimit, Orban u shpreh se : “Admirojmë arritjet tuaja dhe ju përgëzojmë për ambicjet kombëtare për anëtarësim në BE.

Për ne, anëtarësimi i Shqipërisë në BE është një interes i qartë i vetë Bashkimit Europian”.

Kryeministri Orban shprehu gjithashtu kënaqësinë, që në këtë rikthim pas 10 vitesh në Shqipëri, gjen transformime të jashtëzakonshme dhe investime hungareze shumë aktive.

Ndërsa kryetarja e Kuvendit, Topalli tha se “Shqipëria e ka ndjerë gjithmonë miqësinë dhe mbështetjen e Hungarisë”.

Duke u ndalur në termat ekonomikë të zhvillimit, kryetarja e Kuvendit tha se rritja ekonomike prej 5 %, dixhitalizimi i procedurave për bizneset, klima e favorshme për investime kanë bërë që Shqipëria të shihet gjithnjë e më shumë si një vend atraktiv, jo vetëm për investime por edhe për turizëm.

Biseda mes kryeminsitrit hungarez, Orban dhe kryeparlamentares Topalli u fokusua edhe në shkëmbimin e përvojave konkrete politike e parlamentare të Hungarisë dhe Shqipërisë.

Orban shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimitpër shkëmbimin e ideve dhe eksperiencave, për të bërë të mundur përshpejtimin e hapave të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›