E Diel, 1 Nëntor 2026

Kolegji zgjedhor i kërkon KQZ-së tabelat e KZAZ-ve

Kolegji Zgjedhor i kërkoi Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve tabelat përmbyllëse të rezultatit të KZAZ- ve të Tiranës.

Pas këtij vendimi Kolegji ka shtyrë për në orën 17:00 mbledhjen ku pritet të vijnë tabelat përmbyllëse të KZAZ-ve para 18 majit, ditës kur KQZ miratoi në parim aktin normativ, në bazë të të cilit nisi numërimin e fletëve të hedhura në kutitë e gabuara.
 

Trupi gjykues do të verifikojnë të gjitha tabelat ndërsa pritet që më vonë të japë edhe një vendim për rezultatin e Tiranës.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›