Berisha Do respektojme vendimin e Kolegjit Zgjedhor
Pak orë përpara vendimit të Kolegjit Zgjedhor për zgjedhjet e Tiranës, Kryeministri Sali Berisha deklaroi se mazhoranca do të respektoje çdo vendim të institucioneve ligjore pavarësisht formës që ajo do të ketë. Shefi i qeverisë Berisha i bëri këto deklarata gjatë një konference të përbashkët me homologun e tij hungarez Viktor Orban, vendi i të cilit mban edhe presidencën e radhës së Bashkimit Europian. Kryeministri Berisha tha se pavarësisht vendimit të Kolegjit Zgjedhor, mazhoranca i qëndron vendimit të saj për të numëruar çdo votë të qytetarëve pasi kjo tha ai është një e drejtë që respektohet nga të gjitha vendet me demokraci të konsoliduar.
Edhe kryeministri hungarez Viktor Orban iu përgjigj interesit të gazetarëve për numërimin e votave të hedhura në kuti të tjera. Sipas tij procedura është fare e thjeshtë. Duhet të numërohet çdo votë dhe në fund të respektohet vendimi i institucioneve ligjore.
Hungaria si Presidente e radhës e Bashkimit Europian mbështet integrimin sa më parë të Shqipërisë në BE. Sipas kryeministri hungarez Orban, asnjë lloj energjie e kanalizuar drejt plotësimit të kërkesave të BE-së nuk është kohë e humbur. Orban u shpreh se ashtu siç Shqipëria ka nevojë për Europën dhe kjo e fundit ka nevojë për Shqipërinë dhe bukuritë e saj natyrore.
Kryeministri hungarez përgëzoi homologun shqiptarë Berisha për arritjet e mëdha siç tha ai në rindërtimin dhe zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Ndërkohë shefi i qeverisë Berisha shprehu mirënjohjen për kontributin e dhënë nga Hungaria në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE dhe i deklaroi kryeministrit Orban se Tirana zyrtarë kërkon që procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE të bëhet vetëm mbi bazën e meritës së arritjeve të saj.