E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha betohet më 25 korrik

Në mbledhjen e parë, kryetari i ri i bashkisë së kryeqytetit, Lulzim Basha pritet të bëjë betimin për të nisur zyrtarisht punën.

Lajmi u bë i ditur nga sekretari aktual i Këshillit Bashkiak, Vladimir Gjonaj, i cili sqaroi se sipas ligjit "Për pushtetin vendor", mbledhja e parë është e vlefshme kur në të marrin pjesë më shumë se gjysma e anëtarëve.

"Nëse nuk mblidhen më shumë se gjysma e anëtarëve të këshillit, mbledhja nuk zhvillohet dhe ajo thirret tre ditë më vonë, por jo më shumë se tre herë. Në rastet kur edhe pas tri herësh thirrje nuk sigurohet pjesëmarrja e kërkuar, këshilli konsiderohet i shpërndarë".

Mbledhja e parë deri në zgjedhjen e kryetari bëhet nga këshilltari më i vjetër. Në mbledhjen e parë ngrihet komisioni i mandateve, miratohen mandatet e anëtarëve të këshillit, bëjnë betimin këshilltarët, zgjidhet kryetari dhe nënkryetari i këshillit, si dhe zgjidhen anëtarët që do të përfaqësojnë këshillin komunal ose bashkiak në këshillin e qarkut dhe ata pajisen me mandatin e përfaqësimit. Në bazë të rezultateve të zgjedhjeve, koalicioni i djathtë "Aleanca për Qytetarin" do të ketë 28 vende në këshillin bashkiak të Tiranës, ndërsa koalicioni i majtë "Aleanca për të Ardhmen", 27 vende. /Start/

                                                                                             2011-07-18 14:39
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›