Vetëvritet i moshuari, vetëplagoset i riu

Policia lokale sqaroi se viktima është shtetasi Gjelosh Grizhaj, 52-vjeç, banues në po këtë fshat.
Menjëherë në vendin ngjarjes kanë mbërritur shërbimet policore dhe është ngritur grupi hetimor, ku nga veprimet kryera dhe sipas deklarimeve tëtë afërmve të viktimës rezultoi se shtetasi Gjelosh Grishaj vuante nga sëmundje psikike. Në vendin e ngjarjes u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe arma e zjarrit automatike.
Ndërkohë rreth orës 24:00 të natës së shkuar, një 24-vjeçar është vetëplagosur nga pakujdesia me armë zjarri tip automatik. Policia tha se i plagosur ka mbetur shtetasi Florin Zefi, 24-vjeç, banues Gjegjan, të rrethit Pukë.
I lënduari ndodhet në Spitalin Rajonal Shkoder, ku po merr ndihmën e duhur mjekësore, pa rrezik për jetën. Nga veprimet e para hetimore të kryera në vendin e ngjarjes, rezulatoi se i lartpërmenduri është vetëplagosur nga pakujdesia.
Në lidhje me këtë ngjarje u kryen të gjitha veprimet e duhura proceduriale e hetimore u bë sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i armës së zjarrit tip automatik dhe materialet iu kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë. /S.Ll/Start/
2011-07-18 11:11