Basha bizneseve 30 ulje te taksave vendore

Ne mbledhjen e Keshillit bashkiak qe do te mbahet ne fund te dhjetorit do te propozohet nisma per bizneset e reja qe kane punesuar 50 persona nga lista e te papuneve dhe ata qe punojne ne sektorin e ndertimit do te mund te kene ulje me 30 te taksave vendore. Nderkohe kryebashkiaku Lulzim Basha ka vazhduar konsultimet me qytetaret e Tiranes. Kete here ne njesine nr 2 Basha ka thene se ne projektbuxhet jane perfshire nje sere ndryshimesh ne infrastrukture si ndertimi i bulevardit Petro Nini Luarasi dhe nderhyrjet ne 2 rruget e kesaj njesie me kerkese te qytetareve. Ndersa me heret Basha eshte shprehur se do te kerkoj 3-fishim te projektbuxhetit te 2012-tes per te realizuar te gjitha nderhyrjet ne infrastrukture dhe realizimin e projekteve te punesimit.