Lezhë, debate në mbledhjen e këshillit bashkiak për bursat

Vendimet e marra në mbledhjen e fundit të këshillit bashkiak të Lezhës për miratimin e bursave për studentët më të mirë dhe për paketën fiskale janë në kundërshtim të plotë me ligjin pasi nuk është arritur ende kuorumi i nevojshëm për zhvillimin e mbledhjes.
Kështu ka deklaruar në emër të këshilltarëve të djathtë këshilltarri Llesh Ndoj,që sipas tij, kanë marrë bursa të plota njerëz që janë fëmijë të antarëve të këshillit dhe kryetarit të këshillit si dhe njerëz të afërmt të kryetarit të bashkisë së Lezhës Viktor Tushaj,duke përbërë kështu konflikt interesi.
Sipas tij për këto veprime këshilltaret e djathtë kanë bojkotuar mbledhjen ndërsa i kërkojnë prefektit të qarkut që t`i rikthejë këto vendime për rishqyrtim.
Mbledhja e fundit e këshillit bashkiak të Lezhës u zhvillua me tensione midis 2 kampeve politikë në këtë këshill ndërsa vendimet e marra konsiderohen të pavleshme nga këshilltarët e djathtë. Ndërkohë që pritet që institucioni i prefektit të japë vendimin përfundimtar për vleshmërinë e këtyre vendimeve.