KHSH: Raste të abuzimet në paraburgime

Komiteti Shqiptar i Helsinkit evidenton tre elementët kryesor për vitin 2011 në aspektin e shkeljes së të drejtave të njeriut. Paraburgimet mbajnë rekordin ku rastet e abuzimit mbeten në nivele shqetësuese.
Në raportin e këtij viti Komisioni i Helsinkit evidenton edhe një rast tjetër problematik. Duke marrë shembull gjyqin e Gërdecit nxjerr në pah zvarritjen e proceseve gjyqësore. Një risi negative gjatë këtij viti është shënuar edhe në pikat doganore ku viktima të diskriminimit kanë qenë çamët.
Përsa i përket komuniteteve romët në vlerësimin e Komitetit të Helsinkit rezultojnë më të prekurit prej kushteve të vështira ekonomike.