Basha bizneseve: Për çdo 50 persona të punësuar, 30% ulje në taksa

Bizneset e reja që kanë punësuar 50 persona nga lista e të papunëve dhe ata që punojnë në sektorin e ndërtimit do të mund të kenë ulje me 30% të taksave vendore.
Të paktën kjo nisëm do të propozohet në mbledhjen e Këshillit bashkiak që do të mbahet në fund të dhjetorit. Kryebashkiaku Lulzim Basha ka vazhduar konsultimet me qytetarët e Tiranës.
Këtë herë në njësinë nr 2 Basha ka thënë se në projektbuxhet janë përfshirë një sërë ndryshimesh në infrastrukturë si ndërtimi i bulevardit “Petro Nini Luarasi” dhe ndërhyrjet në 2 rrugët e kësaj njësie, me kërkesë këto të qytetarëve.
Më herët Basha është shprehur se do të kërkoj 3-fishim të projektbuxhetit të 2012-tës, për të realizuar të gjitha ndëryrjet në infrastrukturë dhe realizimin e projekteve të punësimit.